Flash

Ermali "sfidon" Arbanën me një të ftuar të veçantë sonte

Lapsi.al 13 May 2017
Ermali "sfidon" Arbanën me një të ftuar të

Pas disa “zënkave” mes Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit, Ermali ka vendosur të ftojë në “Xing me Ermalin” ish banorin e Big Brother, Damianon. Shkak për këtë është bërë edhe kërkesa e publikut në redaksinë e emisionit. Damiano u skualifikua një javë më parë nga formati i ‘BB’ për shkak të thyerjeve të rregullave sipas produksionit. Për shkak të tij u eleminua edhe partnerja Armela. Gjithashtu, për shkak të kontratës me produksionin dhe rregullave, konkurrentët nuk mund të shfaqen në televizione të tjera përveç ‘Top Channel’ për një periudhë disa-mujore. Lëvizja e Ermalit duke si një “goditje” për Arbanën dhe emisionin që ajo drejton, duke qenë se programi i tij dhe ai i Arbanës shfaqen në në njëjtën ditë e orar; çka e bën audiencën e secilit program të ndahet në dysh.

Ermali shfaq një sekuencë video të emisionit të sotëm ku i thotë Damianos:

“O Damiano çfarë të tha mendja që erdhe këtu? A je çmendur, pra a e kupton se çfarë telashesh mund t’i kesh hapur vetes tani? Arbana, mos më shaj Arbana”.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI