Flash

Aktorja Bakie Baboçi rrëfen për luftën me kancerin: Kurrë su dorëzova (Foto)

Lapsi.al 15 May 2017
Aktorja Bakie Baboçi rrëfen për luftën me kancerin:

Aktorja e Teatrit të Kukullave, Bakie Barboçi, i ka rritur të gjithë fëmijët me rolet e saj. Sot, ndoshta jo të gjithë ia kujtojnë portretin, por sapo të përmendsh Kokashtën, Kacamistrin apo Tipin, menjëherë të vjen në mendje kush është aktorja e madhe e Teatrit të Kukullave dhe dhjetëra rolet nepër vite. Prej mëse 12-vjetësh tashmë Bakia është në pension dhe i është përkushtuar tërësisht dy nipave, por, edhe pse sot jeton e qetë dhe e lumtur me familjen, jeta e aktores nuk ka qenë aq e thjeshtë.

E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, ajo rrëfeu për luftën e ashpër me të cilën u përball pak vite më parë. Pas një turi disamujor me fëmijët që nuk shikojnë e nuk dëgjojnë në Itali, Baboçi rrëfen se konstatoi një gjendër në gji: “E konstatova, doli që ishte kancer, por nuk u tremba. Isha shumë energjike, sepse sapo kisha ardhur nga një turne i cili më mësoi shumë dhe nuk pata frikë.”

Por ndërhyrjes kirurgjikale nuk mund t’i shpëtonte, ndaj edhe nuk e zgjati periudhën e operacionit: “Mjekët më kanë dhënë shumë kurajë. Bëra operacion dhe e hoqa gjirin, sepse s’kishte zgjidhje. Por pastaj, doktoresha më tha se duhet të bëja kimioterapinë. Unë nuk e dija se si do reagonte organizmi im…”

Faza më e keqe ishte rënia e flokët. Pasi pyeti doktoreshën dhe ajo iu përgjigj se edhe mund t’i binin, Bakia tregon se as këtë moment nuk e përjetoi keq: “Kur fillova kimiot, filluan flokët të më binin. Mund të ketë shumë gra që e përjetojnë keq, por unë nuk doja ta lëshoja veten. Në një moment kur isha para pasqyrës, u shtanga. Pastaj e mblodha veten dhe thashë “unë do tremben nga flokët? Mora gërshërët, e bëra kokën tullac po kur e pashë veten….”

Ishte e pashmangshme, dy pika lot nuk i përmbante dot, por as ky moment nuk do ta vinte poshtë: “Mora një shall dhe e lidha pas kokës… të gjithë më thoshin se dukesha shumë bukur, më bënin qejfin, por unë nuk doja ta lija veten…”

Peripecitë kanë kaluar, ditët e vështira po ashtu. Pas disa muajve të gjatë kimioterapi, flokët natyrisht iu rikthyen, por edhe jeta normale si të gjithë. Sot, ajo jeton e lumtur pensionin, e rrethuar me njerëzit që do dhe e duan. Si një mesazh për të gjitha gratë që janë përballë një situate të tillë, besimi në vete është këshilla më e vlefshme që mund të japë, sepse e ka provuar vetë: asgjë nuk të vë poshtë nëse nuk do: “Të dorëzohesh? Absolutisht jo…” thotë ajo në fund duke shtuar se tanimë, ajo kohë është harruar./ Class

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI