Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Artisti i lindur pas luftës së dytë botërore thyen rekord, i shitet piktura me 98 milionë euro (Foto)

Lapsi.al 22 May 2017
Artisti i lindur pas luftës së dytë botërore thyen rekord, i

ATSH ka deklaruar se Jean Michel Basquiat, edhe pse i lindur pas Luftës së dytë botërore ka arritur të thyejë rekord për talentin që ka shpenzuar në pikturë.Vlera e saj u shit për 110,5 milionë dollarë (98 milionë euro) në ankand në Nju Jork dhe është i vetmi artist i lindur pas luftës së dytë botërore që ka arritur këtë vlerë sipas "Artprice".

Ky ish-grafist nga periferia e Bronksit i bashkohet kështu gjashtë artistëve të shekullit të XX-të që kanë kaluar këtë nivel në ankand, një grup shumë i vogël në të cilët mund të numërojmë personalitete si Picasso, Modigliani Bacon, Giacometti, Munch dhe ëarhol.

E blerë për 19 000 dollarë në vitin 1984, piktura “Untitled” (1982) u rishit 5 800 herë mbi këtë vlerë pas 33 vitesh, thekson Thierry Ehrman, president dhe themelues i Artprice, lider botëror i të dhënave mbi kuotat dhe treguesit e artit. Në vitin 2016, Basquiat (1960-1988) klasifikohej i shtati në 500 më të mirët e “Artprice”. Një investim prej 100 dollarësh në një vepër të këtij artisti në vitin 2000 vlen sot mesatarisht 1 098 dollarë, pra një rritje prej 998 për qind.

Të këshilluara

Kendall Jenner mbizotëron në Cannes (FOTO)

Ajo që diti të tërheq vëmendjen ishte super moselja Kendall Jenner. 21 vjeçarja e cila së fundi po realizon fotosesione për të bindur të gjithë se tashmë nuk...

10:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI