Flash

Pas sulmit terrorist, fansat i luten Justin Bieber për koncert

Lapsi.al 24 May 2017
Pas sulmit terrorist, fansat i luten Justin Bieber për koncert

Sulmi terrorist në Manchester Arena gjatë koncertit të Ariana Grande që mori jetën e 22 personave dhe la 119 të tjerë të lënduar i ka temrruar të gjithë dashamirësit e muzikës.

Veçanërisht fansat e Justin Bieber të cilët po i përgjërohen që të mos bëjë një koncert në Angli tani afër pasi kanë frikë për jetën e tij. I njëjti menaxher, Scooter Braun, ka nën kontroll si Justin Bieber ashtu edhe Ariana Grande, ndërkohë që kjo e fundit ka pezulluar turin e saj “Dangerous Woman” për një periudhë të pacaktuar. Ndoshta Braun do t’i këshillojë të njëjtën gjë edhe artistit kanadez. Nga ana tjetër, Katy Perry dhe Lorde zotohen që të performojnë në Britani gjatë kësaj fundjave. Të shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI