Flash

Nevrikoset Riselda Sejdija, shpërthen në ofendime ndaj Agron Llakajt (FOTO)

Lapsi.al 7 June 2017
Nevrikoset Riselda Sejdija, shpërthen në ofendime ndaj Agron Llakajt

Imitimi i Riselda Sejdisë nga aktorja e Al Pazar, në fillim u prit mirë prej saj, por si duket përfshirja në "lojë" e mamasë, e ka acaruar atë duke mos e "përtypur" më  humorin dhe sarkazmën e përdorur.

E bezdisur nga batutat e Agron Llakajt dhe Invës, aktores që e personifikon, ka zgjedhur t'u kundërpërgjigjet me një lumë të sharash dhe ofendimesh personave në fjalë. Batutave si Gucci apo  Buçi, Riselda u përgjigjet vazhdimisht me një gjuhë të ashpër duke e quajtur aktoren provinciale,  apo me keq akoma, “prostitute”  kurse aktorin e njohur të humorit, "një copë minator". Ajo thekson se martesa e saj nuk ka në qendër interesin, siç pretendohet në Al Pazar dhe se familja e saj ka qenë gjithnjë në gjendje të mirë ekonomike. Më tej Riselda tregon se aktorja që luan rolin e saj, nuk është as profesioniste duke qenë se nuk ka akoma një diplomë për aktrim, ndërsa përmend sukseset e saj dhe përfaqësimet jashtë Shqipërisë në balet që në moshë të vogël.

 

Të këshilluara

Dua Lipa shpallet "Femra e Vitit" në Britani

Dua Lipa shpallet “Femra e Vitit” në Britaninë e Madhe. Lajmin për këtë çmim e ka bërë vetë me dije Dua përmes postimeve të vazhdueshme në Instagramin e saj. ...

09:05

George Clooney bëhet baba (FOTO)

Avokatja e të drejtave të njeriut, solli në jetë vajzën Ella dhe djalin Alexander mëngjesin e së martës në Angli. “Këtë mëngjes Amal dhe George mirëpritën në...

17:28

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI