Flash

Albi Nako dhe Klaudia Pepa konfirmojnë ndarjen e tyre: Nuk jemi më bashkë që prej një viti

Lapsi.al 1 July 2017
Albi Nako dhe Klaudia Pepa konfirmojnë ndarjen e tyre: Nuk jemi më

Historia disavjeçare e dashurisë së koreografit të njohur Albi Nako dhe balerinës së talentuar Klaudia Pepa ka marrë fund.

Prej një viti tashmë, çifti jetojnë të ndarë dhe duket se distanca ka qenë arsyeja kryesore e fundit të martesës.

Lajmi është konfirmuar për revistën Class nga Albi dhe Klaudia, të cilët kanë theksuar se gjithçka mes tyre është mbyllur me mirëkuptim dhe se tanimë do të vijojnë me projektet personale në drejtime të ndryshme.

Albi Nako ka qenë një prej mbështetësve më të fortë në karrierën artistike të Klaudias, madje edhe në vendimet e saj më të vështira. Në gjithë këto vite bashkëpunim në skenë dhe në jetë, Albi ka qenë motivim edhe për eksperiencat dhe iniciativat e balerinës në ekranet italiane.

Ndërkohë, Klaudia po jeton aktualisht në Itali, ku ka spikatur si një prej balerinave më të mira të baletit modern.

Njëkohësisht, ajo ka hapur edhe një shkollë baleti me emrin e saj, por është e përfshirë edhe në projekte të reja televizive.

Pavarësisht këtij vendimi, çifti ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve të afërta pranë tyre, çdo gjë është vendosur me mirëkuptim të plotë dhe ata gjithmonë do të jenë mbështetës në karrierën personale të secilit.

Të këshilluara

Enca pjeshkë?! Jo është patëllxhan

Historikisht vajzat seksi dhe me forma të kolme janë cilësuar” pjeshka”, por  mesa duket kjo fjalë do të zëvendësohet shumë shpejt. Një  tjetër tre...

07:50

Martohet cifti i telenovelave turke (FOTO)

Prej 2 vitesh së bashku, çifti i aktorëve kurorëzuan dje  dashurinë e tyre me një dasmë të thjeshtë buzë brigjeve të Bosforit në Stamboll. Edhe pse kanë...

15:39

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI