Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Rob K demaskon Chynan si Rita Orën (FOTO)

Lapsi.al 5 July 2017
Rob K demaskon Chynan si Rita Orën (FOTO)

Siç ndodh rëndom me ish-të dashurat e djalit të vetëm të familjes Kardashian, edhe mamaja e vajzës së tij, pati sërish rastin të jetë protagoniste e disa postimeve demaskuese të njëpasnjëshme në Instagram.

Rob pasi mori vesh se Chyna e ka tradhëtuar jo me një, por me tetë persona në më pak se një muaj, vendosi të tregojë gjithçka publikisht. Ai ka publikuar një video të ish-partneres së tij duke u puthur me një reper të quajtur Ferrari dhe ka vijuar duke e akuzuar, pasi sipas tij lidhja dhe më pas lindja e vajzës ishte një plan i mirëmenduar nga ana e Chyna-s për t’u hakmarrë ndaj familjes Kardashian, pasi Kylie u lidh me Tyga-n, babain e djalit të saj. Përpos kësaj Rob shkruan se gjithçka Chyna ka dashur është të përfitojë nga pasuria e tij dhe ai, i verbuar nga dashuria, është bindur. Siç u bind kur pagoi 100 mijë dollarë për ndërhyrjen e saj për të rrëzuar kilet e tepërta pas lindjes, ndërkohë që e gjithë bota mendonte se thjesht ishte dobësuar. Të njëjtat simptoma ka shfaqur Rob edhe pas ndarjes nga Rita Ora, ku e akuzoi publikisht në Twitter se ka shkuar me 20 persona gjatë kohës që kanë qenë bashkë. 

Të këshilluara

Patty Jenkins thyen rekord me "Wonder woman"

Portretizimi i ri i gruas me fuqi të jashtëzakonshme ka sjellë 334.9 milionë dollarë fitime nga shitja e biletave në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, duke e kthy...

17:06

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI