Flash

Eni Koçi tregon hapur historinë e saj të dashurisë

Lapsi.al 7 July 2017
Eni Koçi tregon hapur historinë e saj të dashurisë

Nëse e mbani mend intervistën e Greta Koçit pak ditë më parë në “Rudina” në Tv Klan, për pyetjen “A je e dashuruar?”, me siguri do ta kuptoni menjëherë se Eni Koçi është motra e saj.

Diplomacinë e kanë në gjen dhe pas përgjigjes së Enit për të njëjtën pyetje, kjo nuk ka më asnjë dyshim.

Këngëtarja 21-vjeçare ka qenë sot e ftuar në programin e pasdites për të promovuar këngën e saj më të re “Hold Up”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku, edhe pse ka vetëm pak ditë që është prezantuar. Por ditët e fundit, Eni është vënë edhe në qendër të mediave e portaleve për jetën e saj private, ndaj s’mund t’i shmangej pyetjes “A je e dashuruar?”.

Por  ashtu si e motra, edhe ajo, është stërvitur tashmë për përgjigjet diplomatike: “Unë jam e dashuruar me njerëzit që më duan, me të gjithë njerëzit që kam pranë vetes, jam e dashuruar me punën dhe karrierën time. Mendoj se ?do njeri ndihet i dashuruar… Jam e mbushur me dashuri”, – thotë ajo dhe me kaq duket se do të mbyllë gjithçka është komentuar e diskutuar gjatë këtyre ditëve për një lidhje të mundshme me reperin kosovar Genc Prelvukaj.

Megjithatë, meqë i jepet rasti, ka edhe një reagim për mediat rozë e portalet: “Mediat, portalet kanë terezinë e vet, i marrin gjërat si të duan, çdo gjë merret si e duan ta marrin, unë jam tërhequr, kam vendosur të mos merrem”, – tregon Eni, edhe pse e pranon se ka shumë raste kur është e vështirë të qëndrosh indiferente:

“Ka raste që është e vështirë, sepse të ngjisin shumë gjëra që nuk i ke. Unë nuk i marr fare për bazë derisa kam vendosur të jem pjesë e kësaj jete, por ka edhe disa portale që të vdesin e të ngjallin… Ju lutem, vetëm mos na vdisni se jemi shëndoshë e mirë…

Të këshilluara

Lorde vazhdon ofendimet e rënda për Taylorin

Muajin e kaluar, Lorde kërkoi falje pasi e krahasoi miqësinë e saj me Taylor Swift me miqësinë që mund të kishte me një person që vuan nga një “sëmundje e autoi...

12:40

John Cena: Mezi po pres të martohem me të

Në javët e para të këtij viti i propozoi në ring në sy të mijëra tifozëve të mbledhur për të ndjekur ndeshjet e radhës të “WrestleManias” në Florida. Tani, J...

08:49

Pas festës, Pique humb paratë në kazino

Pique ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave argjentinase, pas vizitës së tij në Rozario për të marrë pjesë në dasmën e shokut të skuadrës, Lionel Mesi. ...

16:13

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI