Flash

Ermonela Jaho magjeps kritikën spanjolle

Lapsi.al 12 July 2017
Ermonela Jaho magjeps kritikën spanjolle

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho shkëlqeu me interpretimin e saj në operan “Madame Butterfly” në teatrin “Real” në Spanjë, ku arriti “të bëhet një me veprën e Puçinit, aq sa dukej sikur të vdiste vërtetë në skenë”.

Kështu e nis kritikën Ruben Amon në gazetën më të rëndësishme spanjolle “El Pais”, duke analizuar operan “Madame Butterfly”, ku Ermonela Jaho interpretoi në rolin kryesor për disa netë me radhë.

“Të qash në opera a është një dobësi?” Me këtë pyetje gazetari spanjoll fton të futemi në thellësinë e një produksioni dhe interpretimi mbresëlënës të Ermonela Jahos në Teatrin “Real” në Madrid.

“Ermonela Jaho e shndërron “Butterfly” në një epidemi lotësh, psherëtimash dhe emocionesh. A duhet te emocionohet një artist, apo kjo do ta çonte në një udhë humbjeje? Njeriu i bën këto pyetje vetes pasi ka asistuar në zbulimin e Ermonela Jahos si protagoniste në Madame Butterfly në teatrin mbretëror. E nuk flas për një zbulim me efekt surprizë, por thënë më mirë në pranimin e misterit. Mister që do të thotë se sopranoja shqiptare jepte përshtypjen se njësohej aq shumë në rolin e Cio Cio San sa na jepte ndjesinë se po dashuronte, vuante dhe ishte në agoni prej vërteti”.

Ndërsa vetë sopranoja Ermonela Jaho në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku ka shpërndarë edhe shkrimin e gazetarit spanjoll shprehet se “Është diçka e veçantë kur të falënderojnë në gjuhën tende… Faleminderit Spanja nga zemra për pritjen e ngrohtë!”.

Opera “Madame Butterfly”do të shfaqet edhe në datat 12, 15, 19 , 21 korrik në Teatrin “Real” të Spanjës.

Të këshilluara

Charlize Theron në depresion nga pesha

Duket se Charlize Theron i ka shkaktuar depresion pamja e saj e jashtme. Aktorja 41-vjeçarje  ka zbuluar se ka kaluar momente të këqija kohët e fundit, ...

08:21

Ky është emri i vërtetë i Gigi Hadid

E kush nuk e njeh Gigi Hadid, modelen më të famshme të momentet me flokë të artë, sy bojëqielli dhe buzëqeshje fantastike, për të mos folur më pas për trupin e ...

18:39

Pas Noizy-t e bën dhe Lori Hoxha (Foto)

Ditën e djeshme Noizy ka bërë një hedhje me parashutë nga Llogaraja dhe gjatë këtij momenti me shumë adrenalinë brenda, reperi i njohur ka bërë edhe një video l...

18:13

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI