Flash

Fansat kritikojnë sërish Kim K: Je një nënë e keqe

Lapsi.al 13 July 2017
Fansat kritikojnë sërish Kim K: Je një nënë e keqe

Kim Kardashian ditëve të fundit është vendosur në qendër të kritikave.

Tashmë duket se publikimi i një fotoje për bukuroshen 36- vjeçare është kthyer në një punë të vështirë, pasi pas çdo postimi, duhet të bëjë edhe një tjetër që t'u sqarojë fansat se e kanë kuptuar gabim.

Pas fotos me vizat e bardha në tavolinë, të cilët fansat nxituan të thonin se ishte drogë, tashmë ata i janë vënë sërish kundër.

Shkak për këtë është bërë një fustan që Kim i ka veshur vajzës së saj 4- vjeçare North.

Fansat e shumtë kanë menduar se Kim i ka blerë vajzës një fustan me korse, si ato që ajo mban herë pas herë. E cilësuan si një nënë të keqe, dhe kjo nuk është pritur sigurisht aspak mirë nga Kim.

“S’do t’i vishja kurrë një korse vajzës sime. Është thjesht një fustan pambuku i cili ngjan me korsenë. Thjesht dekor njerëz. Dhe nuk e kam dizenjuar vetë, e kam blerë.”-ka sqaruar Kim.

Kim Kardashian nuk bënë pjesë tek ata personazhe publike që merret me fansat e saj, pavarësisht atyre që ato thonë, por akuzat e fundit kanë qenë të patolerushme, duke e detyruar që të reagijë.

Të këshilluara

Armina tregon gjithçka (Para dhe pas)

Edhe pse e di që është në qendër të vëmendjes blogerja Armina Mevlani nuk nguron ta ekspozojë trupin e saj. Ajo ka publikuar disa foto në Instagram ku treg...

13:57

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI