Flash

Rea, vajza e Lindës flet për familjen, “Zaho është një superçun”

Lapsi.al 16 July 2017
Rea, vajza e Lindës flet për familjen, “Zaho është

Vajza e Linda Ramës, Rea, në një intervistë për “Bordo“, flet mbi profesionin, ëndrrat e pasionet, kujtimet në shtëpinë e fëmijërisë, marrëdhënien me vëllain Zaho dhe rëndësinë e Edi Ramës në jetën e saj, me të cilin ndajnë të njëjtin pasion, pikturën.

Rea ju jeni pjesë e familjes kryeministrore. Ç’raport keni me z. Rama?

Ne nuk jemi familje kryeministrore po prej tre vjetesh e gjysmë kemi një kryeminister në familje! Kjo do të thotë se për mua Edi është kryeministër si për gjithë të tjerët, po ndryshe nga të tjerët unë e kam dhe do ta kem gjithnjë të rëndësishëm në jetën time, pavarësisht nga statusi i tij zyrtar apo social.

A këshilloheni ju me të, si dy artistë dhe a shkëmbeni ide për ndonjë projekt?

Në kohën shumë të kufizuar që e gjej pa telefonin që nuk i ndahet as kur është duke kaluar orët shumë të rralla të pushimit, është kënaqësi të flas me Edin për artin, modën, filmin dhe patjetër edhe për idetë e mia. Por, padyshim Linda është shoqja ime e pandarë e bashkëbisedimeve të gjata dhe këshilluesja ime më e mirë.

Ju postoni shpesh foto me më të voglin e familjes, Zaho. Kaloni shumë kohë me të? Si është Zaho kujt i ngjan më shumë? 

Di të them se sa herë kam mundësi e kaloj kohën me të e nuk ngopem dot me Zahon! Është një rreze drite dhe një super çun, po jam shumë xheloze për ta ndarë me të tjerët kur kërkojnë të shuajnë kuriozitetin lidhur me të. Kështu që asnjë fjalë më tepër për vëllaçkon tim!

Po me Gregorin, djalin e madh të Kryeministrit çfarë raporti keni krijuar, në fillim jeni shfaqur shpesh bashkë në publik?

Gregu është njish! I talentuar, gjithë humor të veçantë, shumë shok i mirë për mua.

Të këshilluara

Reperi 21 Savage, miliona diamant në fytyrë

Duket se reperi 21 Savage është i dhëne pas aksesorëve. Sëfundmi ai ka krijuar një replikë të fytyrës së tij tërësisht të mbuluar me diamante. Gabriel Jacobs...

13:24

Rita Ora, "Eksperiencat e mia me..."

Këngëtarja shqiptare ka treguar se eksperiencat e saj në udhëtime në ajër, Rita i konsideron aq të veçanta,  saqë  mendon se ato duhet të jenë të...

11:49

Beyonce si Venusi i Botticellit

Ditë më parë këngëtarja Beyonce kishte publikuar fotografinë e parë me binjakët e saj të porsalindur, një fotografi e frymëzuar nga Botticelli, që është pëlqyer...

10:52

Era Istrefi: Dua të jem Beyonce (Foto)

“Njihuni me yllin e ardhshëm të muzikës pop”, shkruhet në titullin e artikullit të publikuar nga “Forbes”, ku në brendësi përmban intervistën me Era Istrefin. ...

08:41

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI