Flash

"Njeriu i mijëra fytyrave", Vin Diesel feston so 50-vjetorin

Lapsi.al 18 July 2017
"Njeriu i mijëra fytyrave", Vin Diesel feston so 50-vjetorin

Sukseset e Vin Diesel janë vlerësuar në të gjithë botën, duke e bërë personazhin e tretë më të ndjekur në “Facebook”, pas Cristiano Ronaldos dhe Shakirës.

101 milionë ndjekësit e tij festojnë sot 50-vjetorin e aktorit, i quajtur shumë herë si “njeriu i mijëra fytyrave”.

Jo të gjithë e dinë që Vin ka një vëlla binjak dhe që nuk e ka njohur kurrë babanë biologjik. Ka në fakt një raport shumë të mirë me babanë adoptues, Irving Vincent, i pari që e çoi në rrugën drejt recitimit.

Filloi të luajë në teatër thuajse rastësisht, por ajo eksperiencë i pëlqeu shumë dhe që atëherë u zbavit duke interpretuar personazhe të çdo lloji, nga ushtari Caparzo në kryeveprën e Steven Spielberg te “Riddick”, nga anëtari i një klani mafioz Giacomo DiNorscio te roli i dados në “Missione Tata”.

Pas shumë filmave aksion, aktori vendosi të recitojë në komedi për t’i bërë qejfin gjyshes, e cila ishte e shqetësuar pasi nipi i saj po ndërtonte reputacionin e një djali jo të mirë.

Dashuria për familjen ka qenë gjithmonë një vlerë e fortë në jetën e Vin dhe pikërisht të afërmve të tij i janë kushtuar shumë postime që shfaqen më faqen e tij sociale.

Por, kinemaja dhe familja nuk janë pasionet e vetme të yllit, që përveç një shtëpie prodhimi ka edhe një regjistrimi dhe ka themeluar një shoqëri të videolojërave.

Pasioni për lojërat e ka çuar të shkruajë parathënien e librit për 30-vjetorin e “Dungeons & Dragons”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI