Flash

Shefja personale e kuzhinës së Rihanna-s, zbulon dietën e këngëtares

Lapsi.al 19 July 2017
Shefja personale e kuzhinës së Rihanna-s, zbulon dietën e

Është bërë shënjestra e shumicës së fundmi, për shkak se qartazi ka shtuar ca kile më tepër. Sa i intereson Rihanna-s kjo? Aspak. Pse? Sepse është Rihanna! Edhe pse një pjesë e njerëzve mund ta drejtojnë gishtin nga artistja pikërisht për këtë fenomen të ndodhur në këto pak javë, nuk mund të mohojmë faktin se Riri shkëlqeu (dhe shumë madje) dy ditë më parë, në premierën e ‘Valerian’. Edhe pse dietat e të famshmeve janë zbuluar pothuajse plotësisht, rrallë ose për të mos thënë fare, na ka rënë rasti të dëgjojmë mbi mënyrën e të ushqyerit të këngëtares.

Deklaruar më shumë se një herë, që ajo vetë e adhuron konsumimin e ushqimit, të gjithë kanë krijuar idenë se Rihanna i ruan format fizike nga aktiviteti në palestër. Por, mesa duket kishte ardhur koha që të fliste vetë shefja personale e kuzhinës së artistes, për të na treguar më shumë rreth asaj që konsumon Riri. Fillimisht, ajo ka bërë të qartë se Rihanna nuk ka hequr dorë nga kuzhina e vendlindjes. Është rritur me atë shije dhe vazhdon të jetojë njësoj në këtë drejtim. Një tjetër fakt interesant që ajo zbulon është padakortësia e Riri-t, për të vendosur një ditë para se ç’do të hajë të nesërmen, gjë që ia ka vështirësuar punën jo pak shefes së kuzhinës. Duke lënë mënjanë këto hollësi, lind pyetja: si e nis ditën artistja?

Ylli i muzikës pop, në orët e para të ditës konsumon katër vezë të ziera, një tost të hollë, dhe manaferra/ananas/mango (sipas dëshirës). Një detaj i rëndësishëm që shtohet në të njejtin vakt është edhe uji i ngrohtë me limon. Për drekën, pjata e preferuar e Rihanna-s mbetet orizi, i shoqëruar me mish pule e salcë kerri (kombinim erëzash, me shije pak pikante). Një alternativë favorite për darkën është edhe peshku me sallatë apo perime, edhe pse për këto të fundit, këngëtarja njëherë ka thënë: “I urrej [perimet], por e detyroj veten t’i konsumoj”. Duket si dieta perfekte, pa shumë mundime apo sakrifica, krejtësisht e shëndetshme, edhe pse, deri diku, e kushtueshme. Me pak fjalë, Riri nuk është nga ato që sakrifikojnë kënaqësinë e stomakut, vetëm për të qendruar në formë. Genet e Barbadosit, me siguri!

Të këshilluara

Nora me Robertin, si Jay Z me Beyoncen (VIDEO)

Nora Istrefi dhe Robert Berisha mbrëmjen e së martës publikoi këngën e tyre të parë së bashku, me titullin “S’ka inatë”. Me një stil alla Beyonce e Jay-Z, No...

09:06

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI