Flash

Vetëvrasja e yllit të Linkin Park, paralajmërimi i dramës në këngën e fundit të publikuar nga grupi

Lapsi.al 21 July 2017
Vetëvrasja e yllit të Linkin Park, paralajmërimi i dramës

Një nga yjet e muzikës botërore është shuar ditën e djeshme.

Lideri i grupit Linkin Park, Chester Bennington është vetëvarur në banesën e tij në Palos Verdes ku u gjet nga një punonjës.

Në momentin e ngjarjes ai ndodhej  vetëm në shtëpi.

Lideri i një prej grupeve më të pëlqyera nga fansat në të gjithë botën vrau veten pas një historie të gjatë depresioni dhe përdorimi drogërash pas të cilave kishte marrë dhe trajtim mjekësor.

Baba i 6 fëmijëve thuhet se ndodhej në një gjendje tepër të rënduar së fundmi, veçanërisht pas humbjes së mikut të tij të ngushtë Chris Cornell në muajin maj, i cili gjithashtu u vetëvar.

Por a mund të paralajmërohej tragjedia e yllit të rokut?

Dje, vetëm pak orë nga ngjarja e rëndë, grupi Linkin Park ka publikuar këngën e fundit të tyre me titull: “Talking to Myself” ose “Flas me veten”.

Nga vargjet e kësaj kënge duket qartë se këngëtari po kalonte një periudhë jo të mirë pas humbjes së mikut të tij të ngushtë dhe nga vetë vargjet shfaqet dëshpërimi i thellë:

“Më thuaj çfarë duhet të bëj

Nuk gjej dot rrugën për tek ti

Dritat janë ndezur, por askush nuk ndodhet në shtëpi

Ti thua unë nuk kuptoj

Por ti nuk po më jep një shans

Kur më le, ku shkove? Ku shkove?”,- janë vargjet e para të këngës të cilat dukshëm i referohen vetëvrasjes së Chris Cornell.

Bota e muzikës prej ditës së djeshme është duke vajtuar ikjen e yllit të muzikës rok, e shfaqur edhe nga miliona komente në rrjete sociale nga fansat që kanë ndjekur ndër vite muzikën e grupit.

Të këshilluara

10 albumet më ikonike të viteve 90'

Vitet 1990 ishin një kohë e mrekullueshme për të dëgjuar muzikë. Nuk ka patur kurrë një dekadë në të cilën ka patur kaq shumë stile të ndryshme të muzikës të ci...

09:30

Rita Ora performancë të viteve 70 (Video)

Rita Ora ka qenë e ftuar në emisionin e Jimmy Fellon ku performoi këngën e saj ‘Your Song.’ Ajo që mori vëmendjen në gjithë interpretimin ishte veshja e 26-v...

15:27

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI