Flash

Eni Çobani kundër Agron Llakaj, "S'të hedh në gjyq, po ha bukë nga unë"

Lapsi.al 29 July 2017
Eni Çobani kundër Agron Llakaj, "S'të hedh në

Eni Çobani ishte e ftuara e Rudina Dembacajt në emisionin "Mos i fol shoferit".

Gjatë intervistës Rudina pyeti zonjën Çobani si e ka përjetuar imitimin që Agron Llakaj i ka bërë gjatë "Al Pazar" dhe Çobani nuk e fshehu dot indinjatën dhe pakënaqësinë që ajo ka ndaj këtij imitimi, i cili siç thotë ajo i ka shpërfytyruar figurën e saj.

"Unë nuk e kam problem imitimin.. Por çfarë ka ndodhur me profilin tim? Normalisht ai që e bën mban përgjegjësinë e tij. Si mundet një njeri ta quajë veten artist kur shpërfytyron një njeri duke nxjerrë një figure të pavërtetë. Më imito dhe  unë do të vij, madje të të përqafoj dhe të jem në krahun tënd, të bëjmë që të dy për të qeshur, por jo ti të shpërfytyrosh figurën time. Këtë gjë nuk mund ta lejoj. Unë sigurisht jam njeri i ligjit dhe më është dashur të ballafaqohem dhe me një realitet të miqve të mi që thonë: Përse Eni nuk vazhdon të gjesh të drejtën tënde, sepse ky njeri po shpërfytyron figurën tënde? I kam thënë më fal unë vetëm një gjë më vjen mirë që atij njeriu po i jap të drejtën që të hajë bukë. Por duhet të jesh e bindur që jo vetëm për Enin mbi të cilin është ngritur ky personazh por për një pjesë shumë të madhe të popullit shqiptar që nuk e gjejnë Enin fare në atë figurë. Nuk e di për kë figurë e ka atë të cilën ka ngritur,” ka thënë Eni Çobani.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI