Flash

Këto janë bashkëshortët e këtyre personazheve publikë

Lapsi.al 30 July 2017
Këto janë bashkëshortët e këtyre personazheve

Shumë prej personazheve më të vjetër të televizionit i kemi ndjekur për vite me radhë nga ekrani i televizorit, por shumë pak dimë për jetën e tyre personale.

Ndryshe nga personazhet e rinj publikë, të cilëve ua njohim partnerët edhe pse nuk kanë të bëjnë me televizionin, ata të gjeneratës së vjetër nuk kanë qenë shumë të hapur për jetën private.

Për shkak të profesionit të tyre ne i kemi parë shumë të pranishëm në ekranin e televizionit Reis Çiçon, Zana Çelën dhe Mimi Kodhelin por shumë pak kanë folur këta personazhë për sa i përket jetës private, bashkëshortëve të tyre apo jetës familjare.

Këtu do të njihni bashkëshortët e zonjave dhe badhkëshorten e Reis Çiços.

zana

Zana Çelën e njohim të gjithë. Ka kaq vite në ekran, në skenë e së fundmi drejtoreshë e Teatrit të Operës dhe Baletit për herë të dytë. Bashkëshorti  saj quhet Arben Rama dhe nuk ka asnjë fije lidhje me artin e aq më pak me ekranin. Sepse ai është diplomat dhe nuk i pëlqen dukja. Ata kanë 30 vjet bashkë dhe janë njohur në Ministrinë e Jashtme, ku ai ishte ende stazhier, kurse Zana gazetare që trokiti në dyert e ministrisë për të marrë informacion për një projekt të sajin. Kaq u desh që ata të pëlqeheshin, njiheshin, dashuroheshin e të vendosnin të kalonin bashkë një jetë të gjatë, që u zbukurua edhe më me ardhjen e djalit të tyre të vetëm. Që atëherë e deri tani, Zana dhe Beni janë një nga çiftet që u kanë rezistuar të gjithave.

mimi-1-1

Kurse ky është bashkëshorti i Mimi Kodhelit. Quhet Lekë, djali i piktorit të njohur Kel Kodheli. Ata janë njohur kur ajo ishte 22 vjeçe dhe kanë bashkë 31 vjet. Duken kaq shumë për ne por me siguri shumë pak për ta. Nga martesa e tyre ka ardhur në jetë një djalë, Mikeli, 27 vjeç.

reiz-cico

Reis Çiço dhe Teuta janë njohur kur ishin ende studentë, ai për gjuhë-letërsi e ajo për mjekësi. Derisa lidhja e tyre u kurorëzua me martesë nuk ishte aspak e lehtë. Herën e parë sepse ajo ishte vajzë Blloku e ai jo nga familje e sërës së saj. E herën e dytë sepse babai i saj u bë armik i popullit. Por si përherë dashuria e gjen rrugën. Edhe në këtë rast nuk mund të ndodhte ndryshe. Reisi dhe Teuta u martuan lindën një djalë dhe jetojnë të lumtur sot e kësaj dite.

Të këshilluara

FOTO/ Befason Britney Spears

Britney Spears është në format më të mira trupore se kurrë më parë dhe duket se ylli i pop-it ka dashur t'iua rikujtojë këtë gjë ndjekësve të saj në “Instagram”...

18:52

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI