Flash

Angelie Jolie akuzohet për abuzim fëmijësh

Lapsi.al 31 July 2017
Angelie Jolie akuzohet për abuzim fëmijësh

Aktorja që tani po provon veten në rolin e regjisores dhe skenaristes tregon në këtë intervistë se për të zgjedhur aktoren që do të luante rolin kryesor i provuan fëmijët konkurrentë në audicion duke u vënë një tufë parash mbi tavolinë.

Disave u kërkuan të kapnin paratë sa më shpejt të mundeshin dhe më pas fëmijë të tjerë, duhet t’i kapnin fëmijët që morën paratë dhe t’i detyronin t'i kthenin. Jolie tregoi se zgjodhën Srey Moch Sareum-in për rolin e protagonistes, Loung Ung-ut, sepse gjatë këtij audicioni u tregua shumë emocionale, duke thënë se ato para i duheshin për të paguar funeralin e gjyshit. Jolie reagoi për “Huffington Post”, ku në një deklaratë publike sqaroi se ishte thjesht një ushtrim improvizimi; askush nuk u dha para të vërteta që më pas t’ia merrte. Ajo shtoi se mjekë, prindërit dhe aktivistë të të drejtave të njeriut ishin të pranishëm gjatë gjithë kohës. “Është marrë çdo masë për të garantuar sigurinë, rehatinë dhe mirëqenien e fëmijëve në këtë film, duke nisur nga audicionet, tek produksioni e deri tani që flasim.”, shkroi Jolie, “Jam shumë e mërzitur që një ushtrim aktrimi në një improvizim, që është skenë në film, po trajtohet si të ishte diçka e vërtetë.

 

Të këshilluara

Elida Duni vlerësohet nga "Swiss Music Prize"

Artistja e njohur e xhazit, Elida Duni është renditur në mesin e emrave më të vlerësuar për çmimin e muzikës në Zvicër. Zyra Federale e Kulturës në Zvicër ndan ...

14:19

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI