Flash

Asnjë i lënduar në zjarrin që përfshiu "Tomorrowland", por fansat mbetën të zhgënyer (Video)

Lapsi.al 31 July 2017
Asnjë i lënduar në zjarrin që përfshiu

Nuk ka dyshim se koncertet muzikore kanë si qëllim që të ndezin mbrëmjen, por jo kështu siç ndodhi në Spanjë.

Më shumë se 22 mijë njerëz u evakuuan, nga një festival që po zhvillohej në afërsi të Barcelonës, pasi flakët e fuqishme përfshinë pjesën më të madhe të skenës kryesore.

Fotot dhe videot e postuara në mediet sociale tregojnë mjaft qartë kaosin që shpërtheu, pasi zjarri pushtoi skenën dhe bëri që me mijëra t’ia mbathin me vrap.

Famirësisht, asnjë i person nuk është lënduar, falë edhe ndërhyrjes së shpejtë të sigurisë së festivalit. Organizatorët e këtij të fundit thanë se zjarri u shkaktua nga një defekt teknik, pa sqaruar më tej, sqarime që me siguri janë duke ua dhënë policisë.

Ndërkohë, fansat e shumtë të koncertit shprehën zhgënjimin e tyre për shfaqjen e humbur, ku do të dëgjonin artistë si DJ Steve Aoki, DJ Ingrosso dhe Afrojack si dhe për mosdëmshpërblimin e biletave të tyre.

Të këshilluara

Cara Delevigne, 25 vjetori luksoz me mikeshat

Në 11 gusht, modelja dhe aktorja mbush 25 vjeç dhe plani i Cara-s është që të mbledhë 20 shoqet e saj të ngushta për një udhëtim në Meksikë, i cili do kushtojë ...

11:03

Elida Duni vlerësohet nga "Swiss Music Prize"

Artistja e njohur e xhazit, Elida Duni është renditur në mesin e emrave më të vlerësuar për çmimin e muzikës në Zvicër. Zyra Federale e Kulturës në Zvicër ndan ...

14:19

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI