Flash

Këngëtarja shqiptare, nënë për herë të parë

Lapsi.al 31 July 2017
Këngëtarja shqiptare, nënë për herë të

Këngëtarja e njohur Rezarta Smaja është bërë nënë për herë të parë. Lajmi për shtatzëninë e saj erdhi surprizë në fund të vitit 2016, ndërsa ajo mori pjesë në festivalin e RTSH-së.

Pas atij momenti kur u mësua se këngëtarja do të bëhej nënë, ajo i shijoi në privatësi të plotë muajt e pritjes së ëmbël, larg fotove në rrjetet sociale dhe larg vëmendjes mediatike.

Madje edhe pas lindjes së vajzës ka bërë të njëjtën gjë. Këngëtarja nga Shkodra është bërë nënë qysh më datën 19 korrik, por vetëm sot ka vendosur të postojë një foto në Instagramin e saj duke e ndarë me miqtë e momentin e parë të vogëlushes, por edhe duke kërkuar mirëkuptimin e tyre për të respektuar këtë moment privat:

“Falënderojmë Zotin që e solli në krahët tona këtë vocërrake shëndoshë e mirë. Ju falenderojmë shumë të gjithëve për urimet, që na keni bërë në inbox, apo në profile... Një nga këto ditë do ju prezantojmë me engjëllin tonë të vogël që tani për tani po na mban larg nga rrjetet sociale. Ju përqafoj të gjithëve miq e dashamirës. Me respekt mami Rezi dhe babi Jetmiri. PS. - Për mamin tim - "MOM ... i LOVE U!", - ka shkruar Rezarta pas fotos me dorën e vogëlushes.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI