Flash

Këto janë gratë e meshkujve më të pasur në botë

Lapsi.al 2 August 2017
Këto janë gratë e meshkujve më të pasur në

Paratë nuk janë gjithçka dhe këtë e tregojnë fare mirë thjeshtësia dhe sharmi i grave të meshkujve më të pasur në botë.

Shumica e njerëzve mund të mendojnë se gratë e miliarderëve janë gjithmonë supermodele, të cilat kohën më të madhe ë kalojnë nëpër qendra bukurie dhe evente të mëdha.  Por në të vertetë ky mit nuk është gjithmonë i saktë.

Më poshtë po iu tregojmë disa nga gratë e meshkujve më të pasur në botë, të cilat mesa duket miliarderët kanë rënë në dashuri me to për shkak të thjeshtësisë dhe ëmbëlsisë që përcjellin.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan
facebook 1

Mark Zukerberg e kishte takuar gruan e tij kur ishte student në Harvard. Priscilla gjithmonë e kishte mbështetur dhe kishte besuar në suksesin e tij. Vetëm në vitin e 2016, pasuria e Mark Zuckerberg ishte mbi 50 miliardë dollarë. Ata janë martuar me 19 maj të vitit 2012, në një ceremoni modeste në shtëpinë e tyre. Ndërsa me  2 dhjetor të vitit 2015, Mark dhe Priscilla ishin bërë prindër për herë të parë.

Warren Buffett dhe Astrid Menks
warren

Ëarren Buffett është një nga investitorët më të mëdhenj të botës. Pasuria e tij në nëntor të vitit 2016 ishte më e lartë se 70 miliardë dollarë. Ai ishte takuar me Astridin në vitet e 1970’ta kur ajo punonte si kameriere. Diferenca në moshë mes tyre është 16 vite, duke dëshmuar se dashuria nuk njeh moshë.

Bill dhe Melinda Gates
Bill Gates

Pasuria e Bill Gates në vitin 2016 ishte më e madhe se 80 miliardë dollarë. Gruan e tij e kishte takuar në fund të viteve 1980’ta në një konferencë të organizuar nga Microsoft (ajo ishte punëtore e kompanisë). Ata janë martuar në vitin 1994 dhe i kanë rritur së bashku tre fëmijë. Veç kësaj, ata janë drejtues edhe të fondit më të madh të botës për bamirësi.

Larry Page dhe Lucinda Southworth
Larry Sourthorth

Larry Page është themelues i ‘Google’. Pasuria e tij është mbi 30 miliardë dollarë. Shumë pak dihet për partneren e tij, e cila është shtatë vite më e re se ai. Siç duket ajo përpiqet gjatë tërë kohës ta shmangë vëmendjen e publikut, por dihet se çifti ishte martuar vetëm pak muaj pas fillimit të lidhjes, shkruan Telegrafi.

Jeff dhe MacKenzie Bezos
Jef Bezos

Jeff Bezos është themelues i gjigantit ‘Amazon’, ndërsa pasuria e tij është mbi 60 miliardë dollarë. Gruan e tij e kishte takuar në vitin 1991, e cila më vonë kishte thënë për një intervistë me ‘Vogue’, “Zyrat tona kishin qenë afër njëra-tjetrës, dhe vazhdimisht mund ta dëgjoja buzëqeshjen e tij të mahnitshme! Si të mos bija në dashuri me të?” Vetëm një vit më pas ata janë martuar dhe tani kanë katër fëmijë.

Të këshilluara

Drake dhe Nicky kthehen çift (FOTO)

Duket se Drake dhe Nicki po ushqejnë gjithnjë e më shumë thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre. 30-vjeçari Drake dhe 34-vjeçarja Nicki u panë bash...

11:23

Aksidentohet reperi Macklemore (FOTO)

Reperi i njohur me emrin e artit "Macklemore" raportohet nga mediat e huaja se është bërë pjesë e një aksidenti mbrëmjen e të premtes.  Benjamin Hammond...

11:09

Kate Moss, topless në helikopter (FOTO)

Supermodelja Kate Moss ka realizuar së fundmi një set fotografik të rrezikshëm. E hipur në një helikopter i cili qëndronte në ajër, 43 vjeçarja ka vërtetuar ...

09:14

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI