E përplasi makina te vijat e bardha, gazetarja shqiptare: Ishte traumë, mendova për fëmijët

Gazetarja Deada Hyka pësoi një aksident tre javë më parë, ku një makinë e përplasi te vijat e bardha. Sot ajo ishte e ftuar në “ABC News” ku foli për ngjarjen në fjalë.
Gazetarja tregoi se nuk kishte fraktura por vetëm shembje të përmasave të vogla. Ajo shtoi se në ato momente po mendonte vetëm për fëmijët e saj.
"Ishte një ditë si gjithë të tjerat, ku ne mamatë priremi të vrapojmë. Unë kam dy fëmijë të vegjël, djali 6 vjeç dhe vajzën 2 vjeç e gjysmë. Kështu që ditët tona janë gjithmonë shumë të zhurmshme dhe impinjative, shkolla, kopshti dhe punët tona. Edhe nuk kemi fatin që të kemi gjyshërit afër, i kemi në qytete të tjera. Edhe kjo na bën akoma më të ngarkuar. Nqf se i rikthemi ngjarjes, kanë kaluar 3 javë tani, por më duket si dje. Kam qenë ende me regjim në shtëpi dhe siç duket e përsëris shumë shpesh në mendjen time. Kam pësuar traumë në atë moment. Në këtë rast të trishtë dhe jo shumë të bukur, nuk na përgatit njëri dhe është shumë e rëndësishme të punosh me veten për këtë. Ndoshta këtë do doja t’ja thoja dikujt që mund të gjendet në të njëjtën situatë si unë.
Ishte një ditë pune, e premte. Unë punoj te revista Monitor dhe ne e kemi të premten e zezë sepse të premten mbyllet revista dhe të hënën del numri i ri. Priremi që të mbyllemi çdo impenjim që kemi. Edhe po kthehesha për në shtëpi, sepse do kthehej im bir. Të dy janë me furgonat e institucioneve arsimore ku janë dhe sigurisht që nevojitet një person në shtëpi t’i presi në moshën që janë. E pranoj që po nxitoja, ashtu sikurse në këtë moment 3 javë pas e pranoj që isha e kujdesshme. Po kaloja në vizat e bardha.
Megjithatë, përtej mendimeve që mund të na pushtojnë në ato momente, në çastin kur mbërrita në spitalin e Traumës, Ushtarakun, atje ku kryesisht priten raste të tilla. Edhe më siguruan që nuk kam asnjë frakturë pas ekzaminimeve, sigurisht u ndjeva më e qetë. Ajo që më shoqëroi në ditët më pas përveç dhimbjeve, kisha shembje të përmasave jo shumë të vogla”, tregoi ajo.