Çifti padit djalin e tyre: Nuk na bëri me nip

E pazakontë, por e vërtetë! Një çift në Indi kanë paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij pasi nuk u dhanë nip pas gjashtë vitesh martesë.
Sanjeev dhe Sadhana Prasad, 61 dhe 57 vjeç, thonë se i shpenzuan kursimet e jetës duke rritur djalin e tyre, duke paguar për trajnimin e tij si pilot dhe për ta martuar me një dasmë luksoze.
Ata po kërkojnë kompensim me vlerë rreth 650,000 dollarë nëse djali nuk i bën me nip brenda një viti.
Prasad tha se ai kishte shpenzuar të gjitha kursimet e tij për djalin duke e dërguar në SHBA në 2006 për të bërë një trajnim si pilot me një kosto prej 65,000 dollarë. Ai u kthye në Indi në vitin 2007, por humbi punën dhe familja e tij duhej ta mbështeste financiarisht për më shumë se dy vjet, raporton Times of India.
Më pas Shrey Sagar, 35 vjeç, më në fund fitoi një punë si pilot. Prindërit e tij thonë se kanë rregulluar martesën me Shubhangi Sinha, tani 31 vjeç, në vitin 2016, me shpresën se do të kishin një nip.
Prindërit thonë se kanë paguar për një dasmë në një hotel me pesë yje, një makinë luksoze me vlerë 80 mijë dollarë dhe një muaj mjalti jashtë vendit.
"Djali im është i martuar për gjashtë vjet, por ata ende nuk po planifikojnë një fëmijë," tha z.Prasad. “Të paktën nëse kemi një nip me të cilin të kalojmë kohë, dhimbja jonë do të bëhet e durueshme”.
“Është ëndërr e çdo prindi të bëhet gjysh. Ata kishin vite që prisnin të bëheshin gjyshër”, tha avokati i çiftit.
Kërkesa e çiftit, pritet të dëgjohet nga gjykata më 17 maj. Djali dhe gruaja e tij nuk kanë komentuar.