Masakër në Paskuqan/ Autori plagos ish-gruan dhe nënën e saj, i vret motrën dhe kunatën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Paskuqan ku shtetasi Dan Hutra ka plagosur ish-bashkëjetuesen dhe nënën e saj dhe ka vrarë Mevlute Hysën (motrën e ish-bashkëjetueses) dhe Hasime Dafkun (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i masakrës së rëndë është në kërkim nga policia.
Sipas policisë, ai kishte pak ditë që kishte lënë qelinë e burgut, pasi ishte dënuar për vrasjen e gruas në vitin 2007 në qytetin e Kukësit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).