Horoskop, 11 Prill 2022, 19:26

Para, dashuri, fejesa, martesa, Meri ka super lajme për këtë javë

XING

Para, dashuri, fejesa, martesa, Meri ka super lajme për këtë

E ftuar pasditen e sotme tek "Rudina", astrologia Meri Shehu bëri si çdo javë parashikimin për shenjat e horoskopit dhe tregoi se kjo është një javë shumë e rëndësishme, duke vendosur dhe yje për çdo shenjë.

"Është një javë shumë e rëndësishme sepse është takuar Jupiteri me Neptunin në Peshk dhe mund të quhet një nga javët më romantike, ekzotike. Me Mërkurin në Dem çështjet ekonomike do marrin përparësi dhe në fund të javës kemi një Hënë të plotë në Peshore, një nga hënat më të bukura që ka të bëjë me ekuilibrat, bashkëpunimet, marrëdheniet në çift", tha Meri.

Dashi – 3 yje – Janë në fokus të kësaj jave sidomos me çështjet ekonomie. Fjalët kyç për Dashin janë ekonomi, lëvizje, logjikë për të arritur një stabilitet dhe siguri në çështjet ekonomike. Fundi i javës do t’u japë një marrëdhënie të re të mrekullueshme, një njohje të re ose një fejesë, martesë. Ata që s’e kanë ndërmend ja këshilloj.

Demi – 4 yje – Mërkuri futet në shenjën e tyre dhe do të thotë lajme të reja, komunikim, mesazhe, pra do jenë në lëvizje. Do marrin një energji më shumë gjatë kësaj jave për të bërë gjëra të rëndësishme. Megjithatë kujdes me punën dhe shëndetin në fundjavë.

Binjakët – 3 yje – Mërkuri nuk i favorizon shumë sepse mund të kenë prapaskena, por kanë një javë shumë romantike, erotike, sepse Hëna e plotë është në shenjën e dashurisë për ta. Edhe ata që janë të ftohtë, do çlirohen dhe do krijojnë një lidhje të re.

Gaforrja – 2 yje – Do kenë një javë shumë romantike, por fati do jetë pak kokëfortë për ta derisa të hapen rrugët për shkak të Mërkurit.  Kjo ngurtësi me hapa të ngadaltë do i penalizojë në projektet dhe planet e tyre. Të preokupohen me çështjet familjare në fundjavë.

Luani – 4 yje – Futen në diskutime konkrete për karrierën. Nëse deri tani kanë dëgjuar fjalë poshtë e lart, tani do ulen dhe do flasin konkretisht. Do jetë një javë e mirë për Luanët. Me Hënën e plotë do bien sa më shumë në sy. Do marrin mesazhe të këndshme dhe njohje të rëndësishme.

Virgjëresha – 5 yje – Mërkuri u sjell stabilitet, ekonomi, dashuri dhe gjëra konkrete. Hëna e plotë ju tërheq për çështje të rëndësishme ekonomike. Duhet të jeni të vëmendshëm në fundjavë sepse do bëheni më emocional sesa duhet, por Mërkuri nuk do t’ju lë të gaboni.

Peshorja – 3 yje – Hëna e plotë do jetë në shenjën e tyre dhe do plotësojnë një cikël në jetën e tyre personale, në dëshirat e tyre, në atë çfarë janë preokupuar. Do kenë një stabilizim të marrëdhënieve të tyre me të tjerët. Mund të kemi fejesa, martesa dhe vendimmarrje të rëndësishme. Mërkuri nuk i favorizon shumë në çështjet ekonomike, sidomos me detyrimet dhe marrëdhëniet që kanë me të tjerët. Edhe në çift nëse kanë mosmarrveshje në çështjet ekonomike është momenti t’i zgjidhin.

Akrepi – 2 yje – Është java më erotike e vitet për ta dhe do jenë shumë të favorizuar në dashuri. Por do kenë kundërshtime në biznes, në bashkëpunime për shkak të Mërkurit. Këto kundërshtime nuk do jenë të këqija, por do jenë të ngadalta, me shumë vështirësi do arrijnë në një sqarim apo marrveshje dhe do lodhen nga kjo.

Shigjetari – 4 yje – Do bëhen me shtëpi në det ose në fshat, edhe nëse nuk e blejnë do shkojnë ose do bëjnë udhëtime, një javë që i ngre shpirtërisht. Mërkuri i sjell një punë të re ose një udhëtim ose një kontakt të rëndësishëm pune.

Bricjapi – 3 yje – Mërkuri i favorizon në kontaktet me jashtë, në çështjet ligjore, udhëtimet, dokumentacionet, në kualifikime të ndryshme. Kanë gjëra të mirë në përgjithësi.

Ujori – 4 yje – Hëna e plotë i favorizon, u jep ide të reja, komunikim, dashuri, avancime pozitive. Shumë Ujorë do preokupohen për të rregulluar shtëpinë, për të harmonizuar marrëdhëniet familjare.

Peshqit – 5 yje – Gjithë java do jetë e mbushur me ëndërrime, me romantizëm, me dëshira të mrekullueshme. Hëna e plotë ju sjell një punë të re ose mbyllet një cikël pune. Duhet të kenë kujdes me shëndetin ose me lodhjen në punë.