Nga Bota, 30 Dhjetor 2022, 13:06

Akuza për trafikim të qenieve njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij arrestohen në Rumani

XING

Akuza për trafikim të qenieve njerëzore, Andrew Tate dhe

Influencuesi kontrovers dhe mizogjeni Andrew Tate është arrestuar në Rumani së bashku me vëllain e tij, Tristanin, me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe krimit të organizuar.

"Të dyshuarit duket se kanë krijuar një grup krimi të organizuar me qëllim të rekrutimit, strehimit dhe shfrytëzimit të grave duke i detyruar ato të krijojnë përmbajtje pornografike që synohet të shihet në faqet e internetit të specializuara për një kosto", thanë prokurorët.

Dyshja thuhet se kanë qenë nën hetim për rrëmbimin e dyshuar të dy vajzave të reja në vilën e tyre në qytetin Voluntari.

Policët thonë se deri më tani gjashtë viktima janë paraqitur duke pretenduar se janë shfrytëzuar seksualisht nga grupi i organizuar kriminal.

Burimi: The Sun