Angelina Jolie në një lidhje me aktorin 20 vite më të ri

XING
Angelina Jolie po kalon gjithnjë e më shumë kohë me aktorin Paul Mescal dhe tashmë kanë nisur të përhapen thashetheme se dyshja e njohur janë në një lidhje.
Paparacët i kanë fotografuar në një kafene në Londër, ku iu ishte bashkuar edhe vajza 16 vjeçare e aktores 47-vjeçare.
Mescal së fundmi i ka dhënë fund lidhjes me këngëtaren Phoebe Bridgers. Mediat amerikane raportuan se ajo e tradhtoi duke publikuar një fotografi teksa puthej me Matty Healy. Ndërkaq, Angelina dhe Brad Pitt u divorcuan në vitin 2019.