'Burri im duhet të jetë hamshor', Wanda Nara thotë se është beqare dhe thumbon Icardin

XING
Wanda Nara ka treguar në një postim në Instagram se prej dy muajsh është beqare. Modelja argjentinase ka folur për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin e saj Mauro Icardi, duke konfirmuar se janë ndarë.
“Që nga tetori 2022 kam qenë beqare dhe më pëlqen. Burri im duhet të jetë inteligjent, i apasionuar pas asaj që bën, duhet të jetë hamshor, një person i pjekur dhe i sigurt që kujdeset për mua, që më respekton dhe që më befason”, ka shkruar ajo.