Nga Bota, 29 Prill 2022, 22:53

Dhëndri u vonua, babai marton nusen me një nga të ftuarit

XING

Dhëndri u vonua, babai marton nusen me një nga të ftuarit

Një ngjarje e pazakontë dhe për tu habitur ka ndodhur në një dasmë në Indi. Një baba ka martuar bijën e tij me një nga të afërmit në ceremoni pasi dhëndri nuk po paraqitej në vendin e dasmës në rajonin indian të Maharashtra.

Dhëndri u vonua, babai marton nusen me një nga të ftuarit

Babai vendosi që ceremonia të “mos shkonte dëm” pasi dhëndri, i cili raportohej se ishte i dehur nuk erdhi në vendin e dasmës deri pas katër orësh që të gjithë po e prisnin.

Dhëndri u vonua, babai marton nusen me një nga të ftuarit

Ishin bërë të gjitha përgatitjet që ceremonia të niste në orën 16.00. Nusja dhe familja e saj pritën për dhëndrin por ai mbërriti vetëm në orën 20.00 kur ishte i dehur, pasi sipas raportimeve ishte duke pirë e duke u dëfryer me miqtë e tij.

Dhëndri u vonua, babai marton nusen me një nga të ftuarit

Nëna e nuses tha: “Dhëndri dhe miqtë e tij erdhën në ora 8 në vend që të vinin në 4, dhe nisën të bënin konflikte, kështu që e martuam bijën me një nga të afërmit tanë”.

Dhëndri u vonua, babai marton nusen me një nga të ftuarit

Sipas raportimeve, kur dhëndri u paraqit me vonesë, babai i nuses nuk pranonte më t’ia jepte dorën e të bijës. Por meqënëse të gjitha përgatitjet ishin bërë për dasmën, babai u konsultua me disa të afërm dhe vendosën ta martonin me dikë tjetër.

Dhëndri u vonua, babai marton nusen me një nga të ftuarit