'Ejshan' humb kontaktet pas tërmetit në Turqi, të gjithë të shqetësuar

Aktorja turke, Cansu Dere e njohur si Ejshan nga seriali "Ezel", ka humbur kontaktet me familjarët nga tërmeti në Turqi. Deri më tani nuk dihet asgjë për të dhe nuk dihet ende vendndodhja e saj.
Cansu Dere nuk ka dhënë asnjë shenjë jete që nga tërmeti vdekjeprurës dhe të gjithë janë shqetësuar.
Në rrjet po qarkullojnë aludime për fatin e aktores, por duhet theksuar se ato kanë ardhur thjesht nga mosreagimi i saj në rrjete sociale. Shqetësimi për Dere u shtua pasi ajo si personazh publik nuk publikoi asgjë për fatkeqësinë në rrjetet e saj sociale, gjë të cilën e bënë shumë figura të tjera të njohura.
Mirëpo ka edhe nga ata të cilët nuk dyshojnë se aktorja ka qënë e prekur nga tërmeti dhe kanë vërshuar drejt saj me një sërë akuzash për mosreagimin ndaj kësaj tragjedie.