Habit Georgina: Fëmijët e mi nuk e hedhin ushqimin që ngelet, por e hanë në vaktin tjetër

Georgina Rodriguez është kritikuar sërish pas deklaratave të fundit teksa fliste për sezonin e dytë të dokumentarit të saj 'Unë jam Georgina'. Mediat e huaja shkruajnë se Rodriguez e ftuar në emisionin ‘El Hormiguero’ ka folur për jetën e saj të re me familjen në një vend si Arabia Saudite, por si duket deklaratat e saj nuk iu kanë pëlqyer aspak fansave dhe gazetarëve spanjollë te cilët e kanë kritikuar.
Gjatë intervistës deklarata më e diskutueshme që solli kritika ishte për arsimimin e fëmijëve të saj, kur tha se përpiqet t’u tregojë fëmijëve të saj se ka varfëri rreth tyre, duke vënë në dukje se ajo dhe Ronaldo vijnë nga familje të varfra.
“Unë u them atyre që nuk duhet ta lënë ushqimin e tyre dhe nëse nuk e hanë është për vakt të pasdites. Herë pas here u tregoj video të fëmijëve që nuk kanë ushqim dhe u them se kjo mund t’u ndodhë edhe atyre”, tha ajo.
Një tjetër deklaratë që bëri përshtypje ishte kur Georgina përmendi se ata jetojnë “thjesht” me yllin portugez dhe se nuk janë “materialistë”.
“Ajo jeton në një botë të ndarë dhe i mungon shumë informacioni për jetën në përgjithësi”, tha gazetarja spanjolle Emma Garcia në programin "Fiesta" të Telecinco.
"Këto deklarata janë të pavend, realiteti është realitet. Mendoj se është injorancë në përgjithësi. Për mua është injorancë dhe mungesë informacioni", shtoi drejtuesi i programit "Fiesta"