Pas divorcit nga Kim Kardashian, Kanye West i jep fund beqarisë

XING
Kanye West duket se i ka dhënë fund beqarisë me një punonjëse të kompanisë së tij, Yeezy. Kanye West dhe Bianca Censori janë martuar në një ceremoni intime të Beverly Hills të enjten, raporton TMZ.
West dhe Censori, e cila ka punuar si dizajnere për markën e modës për disa vite thuhet se kanë thënë “po” dhe kanë shkëmbyer unazat e martesës, por bashkimi nuk është i ligjshëm sepse dyshja nuk kanë dorëzuar një certifikatë martese.
Çifti u pa me unazat në gisht ndërsa mbërritën në hotelin Waldorf Astoria Beverly Hills po atë ditë. Ye, është parë disa herë në hotelin Ritzy, duke sinjalizuar se aktualisht jeton atje.
Asnjëri nga të porsamartuarit nuk e ka konfirmuar martesën e tyre përmes rrjeteve sociale.