Nga Bota, 30 Dhjetor 2022, 09:32

'Pele e bëri Brazilin të dukshëm', Neymar i dedikon fjalët më të veçanta legjendës së futbollit pas ndarjes nga jeta

XING

'Pele e bëri Brazilin të dukshëm', Neymar i dedikon

U nda dje nga jeta legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele. Neymar ka bërë një postim në rrjete sociale ku flet me mirënjohje të madhe e me shumë vlerësim për të ndjerin. Ai ka shkruar se ndonëse ka ikur, Pele është “përgjithmonë”.

“Përpara Pele, 10-a ishte thjesht një numër. E kam lexuar këtë frazë diku, në një moment të jetës time. Por kjo fjali, e bukur, është e paplotë. Unë do të thoja se përpara Pele futbolli ishte thjesht sport. Pele i ka ndryshuar të gjitha. Ai e ktheu futbollin në art, në argëtim. U dha zë të varfërve, njerëzve me ngjyrë dhe mbi të gjitha: E bëri Brazilin të dukshëm! Futbolli dhe Brazili e kanë ngritur statusin e tyre falë Mbretit! Ai ka ikur, por magjia e tij mbetet. Pele është PËRGJITHMONË”, ka shkruar Neymar.

Kujtojmë se pak ditë më parë Pele u shpall "Lojtari i Historisë" nga partneri zyrtar i FIFA-s në Kupën e Botës, Budweiser. Duke qenë se ai ndodhej në gjendje të rëndë, Neymar mori çmimin për të dhe e nderoi publikisht.

Pele luajti në katër Kupa Botërore midis viteve 1958 dhe 1970, duke shënuar 12 gola në 14 ndeshje. Ai ka fituar tre herë Botërorin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NJ ???????? (@neymarjr)