Showbizz Shqiptar, 19 Maj 2022, 23:11

Kalova traumë, Luana tregon rastin shokues me përndjekësin që askush nuk e dinte

XING

Kalova traumë, Luana tregon rastin shokues me përndjekësin

Luana Vjollca ka publikuar mbrëmjen e sotme episodin e dytë të projektit të saj personal “Thuaje”. Episodi titullohet “trauma” dhe moderatorja ka folur për traumën e saj.

Kalova traumë, Luana tregon rastin shokues me përndjekësin

Ajo tha se për 15 vite e kanë përndjekur 5 persona, madje la të kuptohej se njëri prej tyre ka tentuar të abuzojë seksualisht. Fatmirësisht moderatorja ka arritur të largohet në kohë dhe të shpëtojë paç.

Kalova traumë, Luana tregon rastin shokues me përndjekësin

Luana: Përndjekësit më kanë krijuar një lloj traume që është mos ta kem jetën time të lirë, të dal rrugëve të Tiranës e shoqëruar gjithmonë nga një person që më mbron sepse jam e frikësuar, jam e frikësuar sepse kam pasur 5 raste. 5 raste në 15 vite, njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatikisht i njohur sepse askush nuk e ka parë, por mua më ka lënë një shenjë, një plagë sepse ishte përtej asaj që një fans do të bënte.

Gazetari: A mund të tregosh se çfarë ka ndodhur?

Luana: Fatmirësisht Zotit nuk ka ndodhur asgjë, por është tentuar që të më…faleminderit Zotit nuk ndodhi asgjë, kam arritur të shpëtoj paç, të iki, të vrapoj, të iki nga situata por domethënë vetëm kur imagjinoj që ka vajza dhe gra që e përjetojnë këtë është…për mua inspirim se sa të forta janë! Unë kalova në një traumë pa e përjetuar dhe ka njerëz që e përjetojnë, është e tmerrshme.