Kejvina: Janë dashuruar të gjithë me Luizin e jo më Kiara

\Kejvina ka dhënë intervistën e saj të parë pas daljes nga "Big Brother VIP". E ftuar në "Fan Club", modelja ka folur rreth eksperiencës së saj në këtë format ku është ndalur te momentet më kulminante.
Ajo është shprehur e penduar për shpullën ndaj Luizit, duke thënë se është e sigurt që ajo dhe këngëtari do jenë miq të mirë kur ai të dalë jashtë. E pyetur nëse mendon se Kiara e do Luizin, Kejvina tha se gjatë periudhës që ajo ka qenë në shtëpi nuk e ka dashur por më pas gjërat mund të kenë ndryshuar.
"Dua të flas deri në momentin që kam qenë unë brenda. Të them të drejtën jo. E kam thënë dhe brenda këtë gjë, ndoshta tani ka ndryshuar gjithçka se normalisht me gjithë ato gjëra që ka bërë ai janë dashuruar të gjithë me Luizin jo më Kiara. Mua më ka bërë përshtypje ndryshimi i saj se në fillim Kiara nuk e duronte fare po fare Luizin", ka thënë ajo.