Flash

Veliaj fajëson Ramën për burgosjen "Negocion me prokurorët për sa vite do marr"

Lapsi.al 4 November 2026

Veliaj fajëson Ramën për burgosjen "Negocion me

Erjon Veliaj ka lëshuar në publik një denoncim tjetër për kryeministrin Edi Rama, si një refuzim i dytë për ofertën që i erdhi në qeli nëpërmjet Toni Gogut. Ndërsa e hedh poshtë propozimin që i bëhet për t'ia deleguar bashkinë Arbër Hajdarit, në letër bie në sy që kryebashkiaku është i bindur se pas burgosjes së tij qëndron Edi Rama.

"Turp që KM merret vetë me internimet" shkruan ai në letër. Veliaj i referohet transferimit në paraburgimin e Fierit, për të cilin bën përgjegjës Edi Ramën.

"Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself (ai ul veten e tij, përkthim i Lapsi.al)– dhe gardianët në burgje e tallin" shkruan Veliaj.

Por një shenjë se ai fajëson direkt kryeministrin për burgosjen e tij, është pyetja që ngre në letër: "Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?".

Akuza është e rëndë dhe bëhet për herë të parë këto ditë pas transferimit në qelitë e Fierit. Kryebashkiaku duket i bindur se Rama është në kontakt me prokurorët që i kanë ngritur akuza të shumta dhe po komploton bashkë me ta. E$shtë kjo bindje që duket se e ka nxjerrë nga binarët Erjon Veliajn, e ka bërë të sfidojë hapur kryeministrin Rama, duke e sulmuar edhe personalisht si një njeri pa dinjitet, me të cilin tallen edhe gardianët e burgjeve. Mbetet për t'u parë se deri në çfarë pike do të shkojë denoncimi i tij publik.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI