Flash

Rama i merr borxh dronin të vëllait. E lëshon mbi Beograd

Lapsi.al 10 November 2014
Rama i merr borxh dronin të vëllait. E lëshon mbi Beograd

Edi Rama e ka fituar sot 3 me 0 ndeshjen përballë Vuçiç, jo vetëm për shkak të tij, por për shkak të popullit tolerant dhe pa paranoja që kryeministri shqiptar përfaqëson.  Ai e ka sfiduar mëse njëherë homologun serb, duke i përmendur Kosovën, 108 shtetet që e njohin atë, të drejtën e saj si vend i pavarur etj. Në gjuhën e shqiptarëve kjo është një qasje normale, një fjalim prej lideri të qytetëruar që e sheh realitetin dhe të vërtetën në sy. Por me sa duket një sjellje e tillë ka rezultuar e padenjë nga bijtë shpirtërorë të Sheshelit, i cili pret të dalë nga burgu i Hagës për t’u kthyer në Beograd.

Kryeministri Vuçiç, fillimisht hoqi kufjet nga veshi, pastaj u skuq edhe në fytyrë dhe mezi priti të merrte fjalën për të bërtitur: provokim. Ajo që qe e çuditshme, ishte fakti që Rama me sa duket nuk e kishte paralajmëruar në takimin e gjatë kokë më kokë "mikun e tij Aleksandër" për atë që do të thoshte. Ai kishte vendosur që dronin e tij (jo atë fallco të të vëllait) ta lëshonte "live".  Që gjatë udhëtimit të mëngjesit të sotëm në avion, këshilltarët e kryeministrit i kishin paralajmëruar gazetarët që do të kishte surpriza. Dhe ajo ndodhi. Në këto momente të nxehta kur unë po shkruaj këto radhë, kolegët e mi serbë bërtasin me zë të lartë: provokacja dhe incident. Ky është mesazhi që ata i përcjellin shikuesve dhe lexuesve të tyre. Se ky është imazhi që është perceptuar nga të gjithë gazetarët e pranishëm në Pallatin Serbia, këtë godinë impozante të Beogradit të ri, ku çerek shekulli më parë, mblidheshin përfaqësuesit më të lartë të gjashtë republikave dhe dy krahinave autonome të ish Jugosllavisë. Por tani Serbia e mbetur brenda mureve të kësaj godine, me shumë pak nga shkëlqimi i dikurshëm, jeton me sindromën e një vendi të coptuar. Të ndarë nga perëndimi dhe të bombarduar nga Nato.

Prandaj përmendja pikërisht këtu, e pavarësisë së Kosovës, pati efektin e një bombe tjetër. Televizioni publik, ai që dikur u bombardua nga Aleanca Atlantike, nuk e dha të përkthyer fjalimin e Ramës.Të gjithë kolegët e mi serbë po i shoh të tronditur, pikërisht për shkak të kësaj fjale.

Ashtu reagoi edhe kryeministri Vuçiç. Ai e humbi toruan. Ai foli për provokim. E përse? Për një të vërtetë që e njeh gati më shume se gjysma e vendeve të OKB-së. Ndërsa Rama insistoi në të tijën. Ai tregoi fytyrën tolerante, perëndimore dhe moderne të shqiptarëve. Ai e sfidoi deri në fund homologun e tij duke i thënë se e mirëpriste në Tiranë. E madje e mirëpriste edhe po ta dinte se do të përsëriste qëndrimin e tij absurd për Kosovën. Madje se edhe kur ta dëgjonte këtë qëndrim, as do ta merrte për keq dhe as do ta quante provokim.  Edi Rama e vuri veten në lëkurën e një lideri perëndimor dhe kozmopolit, që nuk ka frikë t’i thotë të vërtetat dhe që di të jetë mirëkuptues ndaj atyre që mendojnë ndryshe. E në këtë kuptim, duke e përmendur tri herë Kosovën, ai e fitoi ndeshjen e tij. Në këtë pallat të paçliruar nga hijet e së shkuarës ai tregoi se është i ndryshëm. Nëse ky ishte qëllimi i tij, ai e realizoi atë dhe jo vetëm duke dalë fitues, por duke ngritur edhe imazhin e një vendi, të çliruar nga paranojat ballkanike të shekullit të shkuar. /lapsi.al/  

Të këshilluara

Kthimi i të jashtë-qiturve

Si ta lexojmë ambasadoren Jacobson? Shprehja e ambasadores: “Mos e dhini punën”, u perceptua ashpër. Opinioni reagoi pjesërisht...

10:24

Zeni, si alibi që i shërben Ramës

Axhami, i nxituar, ende i fryrë nga ish pushteti arrogant dhe tribal i të atit, Shkëlzen Berisha u fut në një debat që nuk ës...

00:06

Po çfarë krenarie zoti Rama?

Kryeministri Rama mund të kishte shprehur dje gjithfarë sentimentesh: indinjatë për masakrën e ndodhur, dhimbje për viktimat e shk...

12:19

Roli i fundit i Luiza Xhuvanit

Edi Rama ka rezultuar sot regjizori më i pashpirt dhe më mizor që Luiza Xhuvani ka pasur në jetë.  Në ditën m&eu...

18:58

Reflektime para një semafori

Ngado diskutohet për gjobat, nëse shkel rregullimin e qëndrimit përpara një semafori të kuq. Në fakt, kam shumë koh&e...

14:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI