Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Cfarë po ndryshon tek Lapsi.al?

Lapsi.al 19 January 2015
Cfarë po ndryshon tek Lapsi.al?

U bënë vetëm pak muaj që gazeta online Lapsi.al është futur në tregun mediatik shqiptar, me qëllimin e shpallur që në fillim për të qenë sa më pranë të vërtetës. Se sa e kemi arritur në një kohë kaq të shkurtër këtë objektiv, i mbetet lexuesve tanë ta gjykojnë. Ne jemi të kënaqur vetëm me faktin se ata rriten çdo ditë, madje me një rritëm të atillë që as nuk e kishim imagjinuar në fillim.

Pikërisht për ti shërbyer atyre, Lapsi.al, do të startojë këtë javë me dy rubrika të reja. Ngjarjet e fundit të ndodhura në Francë, na bënë të gjithëve të kuptojmë jo vetëm se sa ka ndryshuar bota, por edhe sa të ndërvarur jemi edhe ne me këto ndryshime. Pikërisht për këtë, në kemi hapur sot rubrikën e re “Planet” e cila do të përfshijë shkrime të thelluara për ngjarjet ndërkombëtare, të reja nga shkenca dhe teknologjia, pra me një fjalë të gjitha risitë e një bote që ndryshon me shpejtësi para syve tanë.

Natyrisht për ktë rubrikë i kemi sjellë lexuesve tanë edhe një ‘dhuratë speciale”. Cdo vit revista e mirënjohur botërore “The Economist” boton një numër special me atë që pritet të ndodhin në botë në vitin në vijim. Këtë e ka bërë edhe për 2015-ën. Pikërisht shkrimet më të mira të kësaj përmbledhjeje ju do ti gjeni tek “Lapsi.al”: Si do të sillet Obama gjatë këtij viti (shkrimi i parë i botuar)? Si të mësojë bota të jetojë me ariun Rus? Si po bëhet Gjermania një superfuqi? Kush mund ta ndalojë Kinën ? Mësimet që duhen nxjerrë nga epidemia e Ebolas, shpikjet e reja të smartfonëve dhe Luvri që zbarkon në Abu Dabi këto janë disa nga temat e « The Economist » që do ti sjejellë në shqip, Lapsi.al.

Një rubrikë tjetër që fillon së shpejti është edhe ajo « Dossier » ku do të trajtohen tema historike kryesisht për figura dhe ngjarje që kanë bërë historinë e këtij vendi. Një histori që sipas nesh duhet parë me realizëm dhe shpesh herë e zhveshur nga mitet që e kanë rrethuar.

Këto janë tani për tani të rejat e « Lapsi.al », i cili ashtu siç ka treguar edhe në këto pak muaj jetë, është një media e re që përpiqet të jetë gjithnjë në risi dhe në ndryshim.

Të këshilluara

Kufirin në Surrel‎

Edhe vetë Parlamenti është një ndërmarrje si të gjitha të tjerat. Siç është, fjala vjen, ajo e shërbimeve qeveritare, kur jo thjesht Kryeministri, por edhe dr...

14:43

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI