Flash

Vrasja e dytë e komisar Lamajt/A mund të këtë polic që të luftojë më krimin, kur shteti është me kriminelët?

Lapsi.al 3 April 2015
Vrasja e dytë e komisar Lamajt/A mund të këtë polic që

Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda është dhënë një vendim i tmerrshëm. Afro dy vjet pas atentatit ndaj komisar Dritan Lamajt, vrasja e këtij dëshmori të tallur të atdheut, është pa autor. I vetmi njeri i dyshuar për plumbat ndaj tij, është i lirë dhe i pafajshëm. Eshtë ende shumë shpejt të thuhet se i kujt është faji për këtë. I një prokurorie që nuk vërtetoi dot ngjarjen? I një një pessheje gjyqtarësh të korruptuar, gjë që ndodh rëndom? I prapaskenave politike që përdorën njërin vëlla për të shpëtuar tjetrin? Apo i të gjithave këtyre sëbashku?

Por një gjë është e qartë. Komisari i vrarë Dritan Lamaj, të cilin ky shtet e ka nderuar me dekoratën më të lartë, sot është vrarë për herë të dytë. Ai është një polic i shitur, i tradhëtuar dhe i lënë në fatin e tij të keq.

Fatkeqësisht gjatë gjithë kësaj historie ai pati vetëm këtë fat. Kur konflikti i tij, privat apo për hir të detyrës, me vëllezërit Froku u bë publik, ai u shkarkua nga detyra e shefit të komisariatit. Pasi u publikua fotoja skandaloze e Arben Frrokut me krerët e lartë të policisë, duke pirë raki e duke kënduar me cifteli, shumëkush hodhi dyshime. Krerët më të lartë të policisë së kohës së Berishës, mund ta kishin shitur komisar Lamajn. Ata mund ta kishin shkarkuar nga detyra pikërisht që ai të qe një prehë më e lehtë për krimin. Kur pak ditë më parë, u botua një dokument, që mbahej sekret prej vitesh, pra fakti që komisar Lamaj i kishte kërkuar informacion Interpolit, u hodh një dyshim edhe më i rëndë: ai që krerët e policisë së Berishës, që ndanin me Frrokun tavolinat e orgjive ushqimore, e kishin dekonspiruar Lamajn, gjë që kish sjellë më pas vrasjen e tij.

Këto akuza i artikulonin me dorë në zemër e me lot në sy socialistët për sa kohë qenë në opozitë. Ata përbetoheshin se do ta luftonin këtë sistem të korruptuar që nxirrte në pritë të kriminelëve policët e tij.

Por sa u erdhi pranë aroma e pushtetit, ata e tradhëtuan këtë kredo. Ata bënë koalicion parazgjedhor me partinë personale të vllezërve Frroku që këta të fundit e blenë vetëm për të marrë imunitet politik. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ata e mbajtën në sirtar edhe dokumentin, i cili mund të ishte një nga pistat e gjykimit dhe hetimit. Pra atë me anë të të cilit, Dritan Lamaj kërkonte të hetonte për të shkuarën e errët belge të të dy vëllezërve Frroku. Nëse ky dokument do ishte bërë publik, nëse ai do të ingranohej në procesin gjyqësor, përfundimet mund të kishin qenë të tjera. Por jo, policia e socialistëve e mbajti të mbyllur në sirtare (fatkeqësisht po bëhen shumë raste të tilla) këtë të dhënë të rëndësishme për të cilën pretendonin vetëm familjarët e Lamajt.

Për ta më e rëndësishme sesa zbardhja e vrasjes së komisarit të ndjerë, ishte mosprekja e reputacionit të njërit prej deputetëve të mazhorancës. Më e rëndësishme sesa vendosja e ligjit, ishte ruajtja e reputacionit të deputetëve të fortë.

Dhe kështu kujtimi i komisarit të ndjerë u përdhos dy herë. Njëherë nga policia e qeverisjes së shkuar dhe njëherë nga kjo e sotmja.

Dhe rast më të rëndë se për të shkurajuar policinë në luftën ndaj krimit nuk ka. Tani cdo polic e ka të qartë se mund të jetë në vendin e Dritan Lamajt. Se kur vjen puna për të luftuar krimin, shteti i shet njerëzit e tij. Dhe ta mendosh që kjo histori ndodh pikërisht tani, në kulmin e glorifikimit të kultit të policit dhe në apogjeun e retorikës për dekriminalizim, gjithshka bëhet më ironike, më e shëmtuar dhe më revoltuese.  

(Lapsi.al)

Të këshilluara

Pse Luli s’luan dot me Top?

Lajmi se Bamir Topi po nxiton drejt një aleance me Edi Ramën nuk është një lajm i mirë për opozitën. Pas shantazheve t&e...

10:31

Kastrim politik i teatrit

“Vrasja e Maratit” vënë në skenën e Teatrit Kombëtar e çon mendimin në dy drejtime: tek qëllimi i regjisor...

09:23

Unë nuk jam kuq e zi

Jemi ne, jemi ne,  Vijmë nga trojet tona.  Nuk na ndan dot askush,  Fluturon shqiponja.  Po thërret toka jonë, lisat edhe mal...

13:59

Pranvera e Tsipras në Berlin

Kush e quan Bashkimin Europian një monstër burokratike, ai ndoshta nuk interesohet shumë për fatin e Greqisë. Kush e cilëson valutën e përbashkët euro si një më...

22:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI