Flash

Merkel iku, po tani?

Lapsi.al 8 July 2015
Merkel iku, po tani?

Anxhela Merkel i zhgënjeu të gjitha palët. Nëse opozita kishte shpallur sot në gazetën e saj se gruaja më e fortë në Europë po shkel në këto anë për të vënë në pah problemet e mëdha që ka vendi, nëse qeveritarët prisnin ndonjë fjalë të mirë për aksionin e tyre dy vjeçar, të gjithë mbetën duarbosh. Në takimin e saj me kryeministrin Rama dhe presidentin Nishani, ajo nuk do të mbahet mend as për ndonjë mesazh të rëndësishëm, as për ndonjë qëndrim të veçantë. Ajo qe e ftohtë si gjermane dhe e akullt ashtu sikurse është perspektiva e antarësimit të vendeve të rajonit në BE.

Dakord, ajo tha disa gjëra për standardet për të cilat duhet të plotësojë Shqipëria, përmendi reformën në drejtësi dhe rrezikun e azilantëve që ia behin në vendin e saj. Ajo foli gjithashtu për projektin ende në letër të autostradsës adriatiko- joniane dhe ndonjë nismë energjitike, por përpos këtyre temave që priteshin dhe ishin paralajmëruar më parë, vizita e saj ishte e pangjyrë.

Po atëhere pyetja që lind është: pse e mori rrugën deri në Tiranë, ajo që është shpallur për katër herë me radhë, nga revista Forbs, si gruaja më e fuqishme në Europë?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është e domosdoshme të shkëputemi nga këndvështrimi lokal dhe nga trajtimi i Shqipërisë si ”qendra e vëmendjes së Evropës” ashtu sikurse titullonte sot në mëngjes “Zëri i popullit”. Duhet të shkëputemi gjithashtu nga provincializmi që u pa sot në pyetjet e gazetarëve që i kërkonin kancelares të prononcohej për preferencat e saj, se kë donte më shumë Ramën apo Vuçiçin?

Udhëtimi i saj ka një simbolikë më të gjërë, që nuk ka lidhje as vetëm me Shqipërinë, as vetëm me Beogradin dhe Sarajevën ku do të jetë nesër. Ai është një udhëtim që bëhet në një kohë kur kriza greke është në kulmin e saj dhe kur “Grekexit” duket më pranë se kurrë. Ai është një udhëtim që bëhet në një kohë kur logjika e gjërave ka ndryshuar. Nëse dikur, në samitin e Selanikut (2003) u vendos që Greqia do të qe pika e rëndesës që do evropianizonte Ballkanin, sot jemi në periudhën kur Greqinë e ka thithur në gropë historia dhe tradita e saj ballkanike.

Në këtë kuptim perspektiva evropiane e rajonit tonë duket më e largët se kurrë. Zyrtarisht Brukseli ka shpallur se në 5 vitet e ardhshme nuk do të ketë më anëtarësime të reja. Për Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnjën ato mund të vijnë në rastin më të mirë në fillimet e viteve ’20. Ndaj një mungesë e tillë shprese jo vetëm që nxit në këto vende skepticizmin, por ajo mbi të gjitha, e bën Europën më të largët, më abstrakte dhe si rrjedhim më pak influente.

Në pamundësi për të bërë akte, e dërrmuar nga opinioni publik i vendit të saj që nuk pranon më asnjë sakrificë në ndihmë të vendeve emergjente, kancelarja Merkel ka zgjedhur t’i thotë Tiranës, Beogradit dhe Sarajevës se Europa nuk i ka harruar.  

Pra vizita e saj është thjeshtë simbolike. Por ajo ka njëkohësisht edhe një linjë të fortë gjeopolitike, kur mbi një Ballkan që s’ka asnjë perspektivë, vazhdon të vigjëlojë ariu rus. Ndaj në këtë kuptim, ankthi ynë i kotë, për të çkoduar mesazhin e udhëtimit të saj, duket një shqetësim tejet lokal. Me siguri nga ky pesë orësh në Tiranë, nuk do të mbahet mend asgjë që na intereson drejtpërdrejt. Dhe pasi Merkel të largohet, ne ka rrezik të vazhdojmë të diskutojmë më shumë sesa për vizitën e saj, për transformimin rrënjësor që Edi Rama i bëri kryeministrisë, duke pritur që Merkel të vinte. /Lapsi.al/ 

Të këshilluara

Me Lulin apo Jozefinën?

Një nga figurat emblematike të PD-së, Jozefina Topalli, ka ngritur e para zërin brënda radhëve të partisë së vet, p...

10:29

Me Lulin apo Jozefinën?

Një nga figurat emblematike të PD-së, Jozefina Topalli, ka ngritur e para zërin brënda radhëve të partisë së vet, p...

10:29

Kush e “vrau” Ilir Metën?

Po bëhen dy ditë që nga korridoret e LSI-së po sponsorizohet një pandehmë sikur Edi Rama dhe krerët e lartë socialist...

15:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI