Flash

Ballisti i Beogradit hero apo aventurier?

Lapsi.al 14 July 2015
Ballisti i Beogradit hero apo aventurier?

 Shumë nga mediat i kanë kushtuar një vend të madh një interviste të gjatë që gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha i ka bërë Ismail Morinës, njeriut që u bë i famshëm, sepse ngriti dronin me flamurin Autochthonus në Beograd. Nuk ka dyshim që ky qe një scoop mediatik. Shakohoxha arriti atë që nuk e kanë bërë dot shumë TV të tjera në vend që e kanë lutur për intervista të gjata Morinën. Nga pikpamja gazetareske intervista ishte gjithashtu interesante. Ky akt i “Ballistit” (nofka e Morinës), ndërpreu ndeshjen e Beogradit, ai u shndërrua në një incident diplomatik mes dy vendeve, ai nxiti deklaratat e ashpra mes Ramës dhe Vuçiçit, jehona e të cilave shkoi deri në Bruksel e Berlin dhe tani së fundi ai u bë shkaku kryesor, se përse Shqipëria i fitoi pas shumë e shumë mundimesh tre pikët e asaj ndeshjeje nervshkatërruese. Pra, çdo gazetar do ta kishte ëndërr të rëfente historinë personale të një njeriu që ndikon kaq shumë mbi rrjedhën e ngjarjeve, që shndërohet papritmas nga një anonim në një personazh tek i cili kthehet e gjithë vëmendja e publikut. Si fat njerzor, si donkishotizëm personal, si pjesë e nje drame individuale që luhet në sfondin e një drame shumë më të madhe, ajo është një histori ekselente për t'u rrëfyer. Por ajo që më la një shije të keqe në këtë intervistë, e sidomos në komentet online që e pasuan atë, ishte trajtimi Ismail Morinës si një patriot i dorës së parë. Të marrurit seriozisht të deklaratave të tij se babai e kish rritur me ndjenjën që t'i ngjante Ismail Qemalit, konceptimi i aktit të tij si një kulminacion i vetëdijes kombëtare. Unë kam qenë vetë në stadiumin e Armatës Popullore në Beograd. Dhe i kam dëgjuar “live” koret e tmershme të ultrasve serbë me thirrjet: “vdekje vdekje shqipëtarëve”. I kam dëgjuar gjithashtu edhe ata dhjetëra bashkëpatriotë të mij që shfrynë të lehtësuar: “Ahhhh kjo duhej tani”, kur panë dronin e Morinës të ngrihej mbi fushën e blertë. Megjithatë këto ishin reagime emocionale. Thjirrje lehtësimi të njerzve të ndjerë nën presion. Ai dron në qiell u duk si një filizë shpëtimi për ata pak tifozë të margjinalizuar dhe të kërcënuar në atë stadium, por edhe për qindramijëra telespektatorë të tjerë në të gjitha trojet shqiptare që e shihnin atë dramë në TV, pa pasur mundësinë më minimale për të reaguar. E megjithatë, megjithëatë, vendimi për ta ngritur atë mjet fluturues në qiell, nuk qe as një akt heroik , as një vepër patriotike dhe as një shembull për tu marrë. Sado kokëkrisur, ‘Ballisti” ynë nuk qe as një Ismail Qemal (ashtu sikurse i kishte profetizuar i ati) dhe as një Isa Boletin. Duke parë intervistën e tij të detajuar, mënyrën si kish ndejtur për 17 orë i fshehur në fera, si ish ngjitur në fasadën e akademisë ushtarake, si kish vepruar në konspiracion të plotë të krijohet përshtypja se ai është më tepër një aventurier. Duke parë edhe njëherë paralajmërimet që ai kish bërë në Facebook, videoselfiet që ai i kish bërë vetes për të dokumentuar aktin e tij, të lënë të mendosh se ai ka profilin e një njeriut në kërkim të famës. Ky shqiptar nga Kukësi, që kish punuar për vite të tëra si vinçier në Itali, ka dashur të bjerë në sy në Beograd, pak a shumë me të njëjtën mënyrë që tentoi ta bënte edhe në Slloveni, ku një foto tashmë e famshme e ka fiksuar të ngjitur mbi një rrjetë mbi 20 metra lart me flamur në dorë. Të gjitha këto, mund ta bëjnë Morinën një personazh romanesk, tek i cili mania e protagonizmit e mposht ndjenjën e frikës, tek i cili ndjenja e aventurës mbizotëron mbi shumë të tjera. Dhe nga pikpamja e rrëfimit gazetaresk ato janë tejet interesante. Por nga këtu e deri tek paraqitja si një vazhdues i veprës së adashit të tij të një shekulli më parë, qëndron një hendek i madh. Patriotizmi shkon shumë pak me spektalin, ndaj “Ballisti” ynë do ta ketë të vështirë të hyjë në librat e historisë. Ai mund të synojë më lehtë ato të rekordeve Gines. (lapsi.al)

Të këshilluara

Merkel iku, po tani?

Anxhela Merkel i zhgënjeu të gjitha palët. Nëse opozita kishte shpallur sot në gazetën e saj se gruaja më e fortë n&e...

15:49

Me Lulin apo Jozefinën?

Një nga figurat emblematike të PD-së, Jozefina Topalli, ka ngritur e para zërin brënda radhëve të partisë së vet, p...

10:29

Me Lulin apo Jozefinën?

Një nga figurat emblematike të PD-së, Jozefina Topalli, ka ngritur e para zërin brënda radhëve të partisë së vet, p...

10:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI