Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Lista amerikane e goditjeve bërthamore në vitin 1959 - Në Shqipëri, objektiva ishin Kuçova dhe Tirana

Lapsi.al 25 December 2015
Lista amerikane e goditjeve bërthamore në vitin 1959 - Në

Nëse Lufta e Ftohtë do të kalonte në skenarët e nxehtë për të cilin përgatiteshin të gjithë, të paktën Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kurseheshin as në goditjet me armë termobërthamore të qyteteve dhe popullsisë civile në Europën Lindore, Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë.

 

Sektori arkivor, NSA Archive në universitetin e Georgetown, ka zbardhur listën e objektivave për goditje bërthamore që SHBA kishte planifikuar në vitin 1959. Si objektiva ushtarakë në listën prioritare për goditje sistematike me bomba termobërthamore ishin dy baza ajrore në Bjellorusi, Bykhov dhe Orsha, por edhe bazat dhe qytetet e rëndësishme për ushtrinë sovjetike, si Berlini Lindor dhe Varshava , ishin në krye të listës.

 

Më tej lista përfshin një sërë objektivash si blloqe industriale të BS­-së, qytete si Bukureshti, Sofja, Budapesti, Pekin, Moskë, Leningrad. Në objektivat ballkanikë përfshihej edhe Shqipëria me dy shënjestra: Kuçova me gjasë për shkak të aeroportit dhe naftës si dhe Tirana, sërish për këtë arsye. Në këtë vit në Shqipëri ndodheshin ende sovjetikët çka shpjegon edhe hyrjen në listën e goditjeve fatale.

 

Dokumenti prej 800 faqesh është përpiluar në vitin 1956 nga Komanda Ajrore Strategjike dhe në të klasifikohen 1100 fusha ajrore të bllokut sovjetik dhe 1200 qytete. Dokumenti saktëson se Komanda amerikane do të përdorte bombardues dhe bomba me kapacitet nga 1.7 deri në 9 megatonë, një katastrofë e vërtetë për rajonet e goditjes./Respublica/

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI