Flash

Meta si pasqyrë e rrënimit të Ramës

Lapsi.al 6 February 2016
Meta si pasqyrë e rrënimit të Ramës

Pasqyra që po i mban të fiksuar përballë fytyrës Ilir Meta, po e bën Edi Ramën të ngjajë më i pafuqishëm, më i lodhur, më i vjetër dhe më i telendisur se kurrë.

Koalicioni me LSI-në jo vetëm e ka bërë vjedhjen dhe makutërinë e kësaj qeverisjeje të marrë trajta hiperbolike, por ai po vë më në pah edhe zbehjen e disa vlerave që për të majtën dukeshin të patjetërsueshme.

Kështu ndërsa në kulisa Meta po e pengon Ramën të përshpejtojë “Reformën në drejtësi”, t’i japë zgjidhje këmbënguljes së ndërkombëtarëve për ngritjen e “Byrosë Kombëtare të Hetimit”, në publik, ai po vazhdon të luajë rolin e njeriut që kërkon konsensus me qetësi dhe dashuri, e politikanit që është mbi palët dhe që ka angazhim për reformat.

Por, kulmi arriti kur javën që lamë pas, shefi i LSI-së lëshoi dy propozime spektakolare që e bëjnë Ramën të ngjajë më anakronik se kurrë.

Fillimisht Meta propozoi që ligji i ri elektoral të bazohej tek listat e hapura. Pra me një fjalë, ai hodhi i pari idenë që zgjedhja e deputetëve të varet gjithnjë e më pak nga vullneti i kryetarit të partisë, që cakton pa pyetur kërkënd numrin dhe vendin e sigurtë që do të ketë çdo deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Pavarësisht se në realitetin shqiptar, një nismë e tillë rrezikon të fuqizojë edhe më tepër të pasurit dhe të fortët, nga pikpamja formale ajo është ku e ku më demokratike sesa sistemi aktual me lista zgjedhore të mbyllura.

Propozimi i Metës synonte të tregonte se ai vetë po militonte që partitë shqiptare të bëheshin më të hapura dhe më demokratike.

Në këtë “afsh demokratizimi”, kreu i LSI-së bëri edhe një shpallje të dytë që mund të konsiderohet pa frikë si një thikë që lëviz mbi plagën e hapur të Ramës. Ai kumtoi se LSI-a do ta zgjedhë në konvetën e radhës, kreun e saj, sipas parimit një anëtar një votë dhe me kandidat rival përballë.

Më shumë se kaq Ilir Meta nuk kish seç të bënte për të telendisur imazhin në denigrim e sipër të vëllait të tij armik.

Mesazhi qe i qartë: Unë jam për hapje të partisë ndërkohë që Rama është në hall dhe po e ndrydh përditë formacionin e tij politik. Unë jam për garë dhe nuk i trembem konkurencës, ndërkohë që Rama po bëhet qesharak, duke dashur të zgjidhet në PS, si Kim Jong Uni në Korenë e Veriut.

Natyrisht se propozimet e Ilir Metës, çdo njeri me mend në kokë, nuk mundet ti marrë seriozisht.

Tashmë dihet se si i zgjedh deputetët LSI-a, se sa demokratike janë proceset e saj dhe se sa garë mund të ketë brenda kësaj partie.

Dihet gjithashtu edhe se sa realisht mund ta konkurojë ndonjë rival Metën brenda asaj ngrehine, që ai e drejton si një kompani private biznesi.

Në këtë kuptim këto propozime nuk të ngjallin asnjë iluzion.

Por, pavarësisht kësaj, ato kanë një vlerë. Sepse ato janë pasqyra që na tregon se sa shumë ka degraduar Edi Rama dhe sa keq e ka katandisur ai partinë që trashëgoi.

Ai ka mbërritur deri në atë pikë, sa Ilir Meta ta tallë nga pozitat e demokratit. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Blushi dhe socialistët lakuriq

Partia Socialiste, pasi ka kapërdirë turpin e heshtjes, tashmë po përjeton edhe paturpsinë e përdorimit për nevojat e ngushta...

07:50

Faqezijtë që janë kundër Blushit

Nuk ka si të mos sjellë trishtim fakti që pas dy dekadash e gjysmë nga ndërrimi i sistemit dhe krijimi i pluralizmit në Shqipëri, një eksponent i partisë më të ...

13:50

Prova që Rama punoi kundër Metës

Publikimi i letrës së studios avokatore Clifford Chance, që mbrojti qeverinë shqiptare në raport me DIA-n e Kastriot Ismailajt, m&eu...

11:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI