Flash

Tavolina me bajga që po servir Edi Rama

Lapsi.al 20 February 2016
Tavolina me bajga që po servir Edi Rama

Pavarësisht premtimit mesianik të Edit se do krijonte 300.000 vende pune brenda vitit 2017, papunësia në Shqipëeri në 2016 mbetet e lartë, zyrtarisht tek 17.5%, por fare kollaj mund të jetë edhe 40%.

Shifrat e punësimit janë mjaft stacionare dhe dëshmojnë mungesën e mobilitetit të krahut të punës. Kjo tregon se ristrukturimi i deritanishëm i ekonomisë është i pamjaftueshëm, pra mbetet i çbalancuar si nga pikëpamja sektoriale ashtu dhe territoriale.

Po kështu, rritja ekonomike kaq shumë trumbetuar së fundmi, mbetet shterpë, sepse është një rritje arithmetike dhe mbart aftësinë të prodhojë as punësim dhe as mirëqenie. Më saktë, kemi stanjacion ekonomik. Në mos recesion. Të gjitha këto dijeni makroekonomike që supozohet t’i ketë, apo t’ia thotë ndokush që merr vesh, nuk e pengojnë Edin të hiqet si sipërmarrës dhe të tallet rëndshëm me shqiptarët se vende pune ka, por nuk ka profesionistë.

Të pretendosh se ka vende pune por nuk ka profesionistë është gjëja me më pak shpenzime, ose pa shpenzime fare. Kryesisht propagandë. Këtë po bën Edi dhe gjithë qeveria e tij. Ajo është e mirë, por populli është fajtor. Pasi e ka treguar me gisht shqiptarin si hadjut, si shkelës rregullash, si keqbërës tani po thotë që populli shqiptar është dembel dhe nuk do të punojë.

Mospërputhja e vendeve të punës me profesionet tregon se në tregun e punës, kërkesa dhe oferta nuk funksionojnë– nuk funksionojnë ato mekanizma që vënë në lëvizje korrelacionin mes tyre- incentivat. Incentivat kushtojnë. Nuk janë veresie. Ndërsa kërbaçi dhe vjedhja nga xhepat tona po. Biles e paguajmë vetë.

Që të arrish të kesh profesionistë për vendet “vakante” duhet të kryesh ca shpenzime. Si trainimi për shembull. Këto mund t’i kryejë qeveria përmes programeve të saj mbështetëse, ose dhe vetë biznesi.

Përveç kësaj, dhe këtu hyjmë në atë që kuptohet më drejtpërdrejt si treg, që punëkërkuesi profesionist të ndjehet i motivuar të mbushë një vend pune vakant duhet një pagë e mirë, përfitime dhe orë pune të përshtatshme. Pra duhet një ujdi midis kërkesës dhe ofertës.

Nese nuk ka trainime publike apo private për ta ndërtuar profesionistin që duhet, nëse punëdhënësi/ sipërmarrësi nuk i ofron pagë adekuate etj., atëhere me të drejtë lind pyetja: a i duhet me të vërtetë atij ky profesionisti, siç pretendon?

Pra, nëse dikush ka ndërtuar një therrtore në Korçë, por në Shqipëri nuk ka kasap profesionist, a po trainohet ndonjë i tillë? Me ndonjë program trainimi publik, apo privat? Nga vetë pronari i therrtores? Çfarë po bën ky pronari i therrtores për të punësuar një të tillë nga Manastiri në Maqedoni, apo nga Follorina në Greqi, apo dhe nga Suedia po qe se i duhet? Siç ndodh shpesh me kuzhinerin në shumë restorante. Na vijnë nga Italia. Apo shkojnë nga Tirana nëpër plazhet e jugut në verë. Në kushtet kur nuk e paguan dot këtë lloj kasapi, a mund të thuhet se ia ka fut kot me investimin që ka kryer për therrtoren? Dhe që në fakt nuk ka krijuar asnjë vend pune?

Apo kjo është përralla e radhës e qeverisë? Për të tërhequr vëmendjen nga dështimi total, përfundimtar i politikave të saj fiskale dhe ekonomike që u premtuan parajsën shqiptarëve. Kjo është si t’i shtrosh një të urituri tavolinën me bajga dhe pastaj t’u thuash të gjithëve që ti ia ke mbushur atij tavolinën plot me ushqim, por i urituri nuk do të hajë. /shkruar për lapsi.al/

Të këshilluara

Kë po tradhëton Ben Blushi?

Historia e Ben Blushit me Edi Ramën është në rradhë të parë historia e një miqësie të prishur. Në fakt, a nuk janë të tilla shumë histori personale në politikën...

18:24

Pse duhet gara në PS?

Një nga ikonat e së majtës moderne botërore, autori i best sellerit “Kapitali në shekullin e XXI” (1.5 milionë kopje t...

08:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI