Flash

Kur Lali "organizon" festa!

Lapsi.al 14 March 2016
Kur Lali "organizon" festa!

Pesë ose gjashtë herë në vit Bashkia e Tiranës gjen pretekstin për t’ua rrëmbyer qytetin qytetarëve dhe për t’ua dhënë atë kompanive tregtare. Ajo e bën këtë nën justifikimin se po “organizon festë”. Por ku konsiston realisht “organizimi” i autoriteteve lokale? Organizimi për të cilin mburren ato është thjesht një pezullim arbitrar i funksionit publik të shëtitoreve, trotuarëve dhe hapësirave më të preferuara dhe më qendrore të qytetit dhe vendosja e tyre në dispozicion të gjithfarë kompanive që nuk paguajnë asnjë kacidhe për përdorimin e tyre, por ndërkohë gjejnë rast të nxjerrin prej tyre fitime në një formë a në një tjetër.

E gjithë qendra e Tiranës, me justifikimin e “festës”, kthehet në një panair ku kompani birre, mishi të grirë, ëmbëlsirash, argëtimi, etj, etj, shesin, (po po SHESIN) mallrat e tyre. Është e paqartë se kush ua ka mbushur mendjen autoriteteve tona lokale se të organizosh festë do të thotë të organizosh ditë pazari duke abuzuar me ligjin e duke u mundësuar kompanive private të përdorin për interesat e tyre hapësira publike për të cilat ato nuk kanë paguar taksa e nuk kanë shpenzuar kurrgjë.

Gjithçka që të zë syri në “organizime” si këto, mban vulën e privatit. Edhe tabelat e ngulura pemëve ku me një shqipe skandaloze jepen leksione ironike mbi mbrojtjen e natyrës, nuk kanë lidhje me bashkinë. Edhe një lojë e thjeshtë fëmijësh që nga larg duket si një “aktivitet i organizuar për zbavitje”, në të vërtetë është thjesht një banak, një shitore, një mall që po shitet nga një privat ME PARA në dorë. Edhe muzika që ushton nga dhjetëra altoparlantë e skena, as ajo s’ka lidhje me bashkinë, por me afishet e kompanisë private që e përdor këtë “show” thjesht si një sebep për të bërë edhe një ditë reklamë për veten falas, zhurmshëm e përdhunshëm.

Hiq dekorin e mjerë plastik, i cili prej një shekulli qëndron varur mbi telat e bulevardit, hiq paratë publike që janë përdorur për të reklamuar këtë aktivitet tregtar të privatëve, hiq edhe bllokimin e trafikut që ia ndërpret qarkullimin e limfës jetësore qytetit për të mos i prishur qetësinë pazarit privat të organizuar nga bashkia, hiq këto pra, dora e kësaj të fundit nuk duket kurrkund tjetër. Ndërsa oreksi për të marrë dafinat e kësaj kasaphane që shitet për sukses, është i madh. E gjithashtu e madhe është edhe errësira që pushton zbardhjen e shpenzimeve reale që bashkia thotë se i ka bërë për të “organizuar” këtë anarki tregtare.

Ngado që të kthesh kokën në ditë pazari si këto që bashkia i quan “organizime festash”, ti do të shikosh hapësira publike të uzurpuara nga reklamat dhe mallrat e kompanive në fjalë. Në ditë normale, çdo hapësirë publike që përdoret për reklamë a tregti duhet të paguajë përqindjen e vet të detyrimit tek arka e përbashkët e publikut, të cilit po ia përdor këtë hapësirë. E mbani mend çfarë përndjekjeje u bën bashkia shitësve të vegjël që nuk e kanë luksin të kenë aq forcë sa të kenë dyqanet a njësitë e veta tregtare? Bashkia “socialiste” ndërmjetëson që të sajojë sa më shumë “festa” nga këto, ku kompanitë mund të vijnë e të grabisin pa teklif hapësirën e qytetit për ta nxirë me afishet e tyre reklamuese. Bashkia gjithashtu kujdeset që të ekspozojë ndaj këtij reklamimi agresiv dhe të paligjshëm sa më shumë “klientë”.

Institucioni publik garanton që shkollat dhe institucionet publike të dërgohen në mënyrë të organizuar në këtë pazar të madh, ku reklamohen dhe shiten mallra të kompanive private, pa taksa. Nëse do të shisnin mallrat e tyre në vendet, dyqanet e qendrat tregtare për të cilat paguajnë qera dhe taksa, atëherë tregtarët do të duhej të hiqnin nga totali i parave që përfituan nga klienti si çmim, një përqindje për të paguar shpenzimet e mësipërme. Mirëpo meqenëse kanë një aleat në Pushtetin tonë Vendor, i cili s’lë rast pa menduar si t’ua maksimalizojë fitimet, në “ditë pazari” si këto që bashkia ua përgatit atyre në formë “organizime festash”, situata ndërron. Qoftë edhe një qindarkë që del nga xhepi i nxënësve- klientë për një salçiçe a për një ballokume, është fitim i pastër që kompanitë e futin në xhep sepse janë çliruar nga andrralla e pagimit të taksave për të.

Asgjë që të shikon syri në “organizime festash” si kjo që ofron bashkia, nuk ka lidhje me festën dhe interesin publik. E gjitha është një grackë e madhe tregtare ku përmes bashkëpunimit qeveri- privat, publiku tërhiqet me marifet për t’u shndërruar në blerës. Ndaj mos e quani “festë” këtë tradhti të ndyrë të interesit publik prej një institucioni anti- publik. /lapsi.al/

Të këshilluara

Rreziku Erdogan mbi trojet shqiptare

Në biografinë e tij shkrimtari austriak Stefan Zweig shkruan: “Në vend se emocionalisht të dorëzohet para aspiratave vanitoze t&e...

12:16

Alibia qesharake e referendumit

Kam parë nga dje deri më sot me dhjetra socialistë besnikë dhe idhtarë të flaktë të kryetarit, të ngazëllehesh...

01:36

Derisa një ditë…

Merre një popull dhe lëre pa punë dhe pa mundësi për të fituar jetën. Me paratë që u mbledh nga taksat, mos hap pu...

16:46

Edi Rama si Shehrazadja

“Është bërë aq keq sa ta rithuash këtë që e shohin sytë e të gjithëve, është detyra e &cced...

19:48

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI