Flash

FOTO/ Zbulohet tavolina 92-vjeçare ku mblidhte qeverinë Ahmet Zogu

Lapsi.al 22 September 2016
FOTO/ Zbulohet tavolina 92-vjeçare ku mblidhte qeverinë Ahmet Zogu

Moderatori i emisionit “Debati në Channel One”, Roland Qafoku në një status në profilin e tij në Facebook shkruan se gjatë një interviste me ministrin e Jashtëm, Ditmir Biashitin ai ka hasur në një nga tavolinat më të rralla në Shqipëri.

Bëhet fjalë pikërisht për tavolinën e mbledhjeve të qeverisë së kryeministrit të asaj kohe, Ahmet Zogu. Tavolina daton që nga viti 1924, dhe Zogu e përdori edhe kur u bë President i Republikës.

Statusi i Roland Qafokut

Pak ditë më parë unë realizova një intervistë me ministrin e Jashëtm Dimtri Bushati në emisionin tim “Debati në Channel One”. Intervistëm e zhvilluam në një sallë jo pak të njohur për nje gazetarët: Ndodhet përballë zyrës së ministrit dhe aty zakonisht kryhen pritje dhe takime të gjera që për ne gazetarët është e zakonshme. Por këtë herë në këtë sallë unë pashë një objekt që më bëri shumë përshtypje. Tavolina e madhe ovale që shfaqet në foto është tavolina e mbledhjeve të qeverisë së Ahmet Zogut.

I përket vitit 1924 kur ai e mori këtë post për herë të dytë dhe po këtë tavolinë e përdori edhe kur u bë president i republikës, detyrë që luante funksionete dhe të kryeekzekutuesit. Ministri Ditmir Bushati më tregoi se tavolina gjendej e hedhur në bodrumet e ministrisë së Jashtme dhe prej një viti specialistë dhe mjeshtra të punës në dru e kthyen atë në një gjendje jo vetëm muzeale por edhe funskionale.

Sot kjo tavolinë ka moshën 92-vjeçare dhe mund të jetë tavolina më e vjetër në Shqipëri që është në funksion akoma. Imagjinoni për një çast, në atë tavolinë, perveç kryeministrit Zogu, janë ulur personalitetet më të rëndësisme të kohës ndoshta më të trazuar që ka kaluar Shqipëria që nga themelimi I shtetit. Ahmet Zogu ka qenë dy herë kryeministër : Hera e parë 2 dhjetor 1922 deri më 25 shkurt 1924 dhe hera e dytë nga 6 janari 1925 deri më 25 shtator 1925 si dhe president i republikës me fuqi ekzekutuese nga 28 shtatori 1925 deri më 1 shtator 1928.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI