Flash

Një kryeministër injorant e dëmton politikën e jashtme

Lapsi.al 2 November 2016
Një kryeministër injorant e dëmton politikën e jashtme

Nuk e lexova deklaratën e Ramës për Akropolin thjesht në aspektin politik e diplomatik, por edhe në aspektin e njeriut të kulturës. Them se është tronditëse pasi tregon injorancën e kryeministrit tonë çka është e rëndë edhe për imazhin e Shqipërisë.

Pse e them këtë?

Sepse Partenoni, si ‘gioiello’ i Akropolit, është një nga 10 mrekullitë e botës dhe çdo student madje çdo fëmijë duhet ta dijë historinë e tij, si histori e antikitetit grek. Ku qëndron mosdija në rastin e Ramës? Historia tregon se Partenoni ka qenë tempull i Athinës në Antikitet, në kohën e Krishterimit u bë kishë, pastaj në kohën e osmanëve u bë xhami dhe ajo gravura që ka nxjerrë Rama, po ta vini re, ka dhe një xhami.

Puna është se deri në vitin që përmend Rama (1687) ai ka qenë një ndërtesë që, me gjithë ndryshimet nga brenda, ka qenë e ruajtur si srukturë. Është pikërisht rrethimi që ka bërë Francesco Morozini që ka shkatërruar Partenonin.

Osmanët e përdorën atë për të futur barutin meqenëse ishin të rrethuar. Jemi në një nga luftrat mes Venedikut dhe Perandorisë Osmane, nuk bëhet fjalë aty për Shqipëri apo Greqi.

Kjo është një nga ato luftëra, – quhet lufta e Peloponezit, – ku pasi morën këtë venecianët rrethuan Athinën.

Në këtë moment, kur osmanët kanë futur barutin në  Partenon, bombardimi nga venecianët bëri që disa predha të shkojnë tek baruti dhe shpërthimi shkatërroi Partenonin. Pra, në të kohë, nuk u ruajt, siç thotë Rama, por u shkatërrua.

Ashtu siç dihet se Morozini, që më pas u bë Doxha i Venecias ka bërë edhe plaçkitje atje. Një nga luanët e Pireut, vepër e antikitetit grek, që është sot në Piaza San Marco në Venecia gjatë kësaj kohe është marrë dhe sot e kësaj dite ka një problem të madh mbi atë se si është grabitur Greqia. Sepse më pas Athinën e morën përsëri osmanët, (në 715), ndërtuan një xhami të vogël brenda Parthenonit sepse ishte shembur dhe filluan t’i shesin Perëndimit objektet. Siç shihet kemi të bëjmë edhe me injorancën e asaj kohe.

Kjo e Ramës është injorancë e sotshme, jo vetëm pse nuk njeh historinë e Partenonit, që mund ta lexonte. Por edhe përsa i përket vizionit që ka për kufijtë e shteteve tona. Në kohën për të cilën flasim nuk kishte Greqi dhe as Shqipëri, por Perandori Osmane.

Kur u krijua Shqipëria, gjithë kjo zonë për të cilën flet Rama dhe Vorio-Epiri e Himara ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Popullsia ishte e përzierë dhe nuk kishte kufi të ndarë. U bënë luftat ballkanike që u krijua Shqipëria për 1 mijë arsye. Të thuash Himara ka qenë gjithmonë Shqipëri është të bësh akoma historiografinë e Enver Hoxhës dhe kjo është turp për një kryeministër, për një intelektual. Janë procese historike që duhet t’i njohë një intelektual, aq më tepër një politikan që duhet të ketë parasysh edhe diplomacinë sepse injoranca të prish punë edhe për imazhin. /News24/

Të këshilluara

Kush i ngriti topin Ramës?

Prej kohesh, Edi Rama, nuk ish parë të shkëlqente në një studio televizive, ashtu si në ditët e tij më të mira t&eu...

21:44

Ku gaboi Rama në Beograd

Çfarë fundjave! Duket se analistët, por edhe banalistët dhe kalemxhinjtë e Tiranës dhe Prishtinës nuk dolën as në...

10:42

Nuk ka komb kosovar!

Zbuluesit dhe promovuesit e ‘kombit kosovar’ nisen nga nje keqperkthim, ose perkthim preferencial te reduktuar te nocioneve perendimore te fjaleve ‘nation’ dhe ...

07:40

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI