Flash

Qeveria jonë e mban fjalën

Lapsi.al 8 November 2016
Qeveria jonë e mban fjalën

A nuk na tha qeveria para dy ditëve se do të binte shumë shi dhe se do të kishte përmbytje masive në gati gjithë vendin? Shumë nga ne mund të mos e kenë besuar, por ja ku i doli fjala, e gjithë Shqipëria po noton në ujë. Kjo është prova më e freskët e faktit që Fronti i së Keqes gënjen kur thotë se qeveria jonë nuk i mban premtimet. Dhe është t'i hysh në hak kot po t'i kërkosh asaj që t'u zgjidhë ndonjë hall atyre, që u janë mbuluar shtëpitë, pronat dhe tokat nga uji. Sepse qeverisë nuk mund t'i kërkosh gjithçka. Sidomos kur ajo ta ka treguar qartë se e mban fjalën.

Por dhe po pati ndonjë qytetar të pacipë që nuk ngopet nga mbajtja e premtimeve, por i kërkon qiqrra në hell qeverisë sonë, ajo sërish është e përgatitur edhe për më të keqen. Kush është i babëzitur dhe në këto ditë të bukura veneciane për Shqipërinë kërkon të ketë pranë shtëpisë apo fshatit të vet të përmbytur edhe kryeministrin, e ka atë në dispozicion online 3 herë në ditë, pas çdo vakti të ngrohtë. Mund ta shikojë, admirojë bile dhe duartrokasë në TV, në Ipad apo smartphone. E njëjta gjë vlen edhe për ministra të rëndësishëm, drejtorë të përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët po përleshen si luanë të vërtetë me përmbytjen mu në mes të zyrës së posaçme të kryeministrisë.

Ka të dhëna që po shqyrtohet mundësia, që edhe nëse dikush nga qytetarët e përmbytur çmendet fare dhe kërkon, përveç humanizmit të qeverisë, edhe objekte të tilla, si pompa, fadroma, buldozerë apo kamionë me dhe, të ketë mundësi ta përfitojë këtë lloj shërbimi sërish online, përmes videove të veçanta me pamje nga puna në përballimin e fatkeqësive natyrore në vendet e Bashkimit Europian. Shërbimi do të garantohet përmes kompanive celulare që operojnë në Shqipëri, dhe do të shpërndahet falas në gjithë vendin. Nuk përfitojnë prej tij vetëm qytetarët që kanë ende në përdorim celularë të zakonshëm, por ata dita-ditës po shndërrohen në racë në zhdukje, për shkak të efekteve të reformave të mëdha që ka ndërmarrë kjo qeveri në tre vjetët e fundit.

Por ky nuk është i vetmi premtim i mbajtur i kësaj qeverie. A nuk i paralajmëroi ministri i Brendshëm pronarët dhe menaxherët e karburanteve që të vendosnin sisteme pagese me kartë në të gjitha pikat e tyre? Ndryshe, do ta pësonin nga hajdutët. Dhe nuk vonoi shumë që qeveria ta mbante fjalën. Një shitës karburanti humbi jetën në Sarandë për 600 mijë lekë, vetëm se nuk e besoi ministrin e vet.

Nesër mos u çudisni po t'u kërkojnë edhe atyre që shesin banane që të mos e përdorin më kesh-in, por të pranojnë vetëm pagesa më kredit karta, sepse hajdutët tek ne janë të paparashikueshëm. Kurse qeveria e ka për detyrë që t'i ketë të sakta parashikimet dhe ajo po e kryen më së mirë misionin e saj. Jam shumë i sigurt dhe po kaq i bindur që deri sa të vijë dita e zgjedhjeve të ardhshme numri i premtimeve të mbajtura si këto do të vijë gjithnjë duke u rritur, dhe kjo do ta lërë, jo vetëm pa fjalë, por edhe pa kokërr vote Frontin e së Keqes.

Të këshilluara

Dyzimi i Bashës me BE

Lulzim Basha është përpjekur ti devijojë sot një pyetjeje të drejtëpërdrejtë të gazetarëve nëse p...

17:11

Stambolli, një përrallë vjeshte

Kur duan të flasin për politikë, stambollitët i vendosin telefonat në një tavolinë larg. Tashmë dihet, edhe kur jan&e...

16:49

Kush i ngriti topin Ramës?

Prej kohesh, Edi Rama, nuk ish parë të shkëlqente në një studio televizive, ashtu si në ditët e tij më të mira t&eu...

21:44

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI