Flash

FOTO/ Letra e partizanes për Shtabin: Në brigadën e Parë po bëjnë imoralitet në kasolle e ferra

Lapsi.al 13 November 2016
FOTO/ Letra e partizanes për Shtabin: Në brigadën e Parë po

Një letër e partizanes me pseudonimin “Furtuna”, të cilin e mbante Naxhie Duma, mbërriti pranë Shtabit të Përgjithshëm të LANÇ-t, në vjeshtën e vitit 1943. Ajo paraqet imoralitetin që kishte pushtuar brigadën, ku infermieret partizane, kuzhinieret e krerët e batalioneve ishin ngatërruar mes tyre në marrëdhënie imoraliteti, duke u kthyer në pengesë për mbarëvajtjen e planeve të luftës. Letra pasqyron lidhjet me emra e mbiemra dhe situatën e vështirë që ishte krijuar në atë brigadë.

Letra

Në kohët e fundit është vënë re një shkarje e fortë nga vija e moralit. Me dhimbje ju them se puna paraqitet deri diku serioze. Eleni P. e fejuar legalisht pas shumë peripecirash me Theodhoraq S., ka bërë pjesë në një grup të partisë. Mbasi dolli në ilegalitet shkoi të shërbejë pranë një infermierie sefte në Shën Prodhron e më vonë në Kushovë. Atje ngatërrohet me një infermier dhe ky grupist. Puna shkon përherë duke u trashur deri sa zonjusha e harron Thofin e jeton pranë këtij të dytit. Tash kjo gjë është marrë vesh në tërë fshatin, ku ish ajo, pse s’kish mbetur njeri pa parë ndonjë skenë. Nuk ka mbetur gjë tjetër, veçse ta fluturojmë jashtë organizatës.

Por kjo ka qënë shumë e zgjuar, e ndjeu që larg gabimin e saj e për të pasur një shtyllë ku mbështetej i afrohet Nexhipit dhe ay pa një pa dy bie në kurth të sajë. Këtë punë ajo e ka bërë me plot koshiencë, pse ka menduar se kjo do të ish e vetmja rrugë shpëtimi për të.

Nexhipi ka shkelur në dërrasë të kalbur se këtë mes shoku i dinte mirë konditat e asaj e ka qënë ky ay që ka tentuar mbas atyre që thotë Eleni. S’mjafton kaqë për Nexhipin. Ay shok përherë nuk ka qënë korrekt në këtë pikë. Në shtab kishte gjithmonë të prefereuarën e tij që një herë bëhej sekretare private si Dhimitra, një herë tjetër infermiere si Petrina Sh. e herë tjetër si guzhiniere e ku di unë… Këto të gjitha janë parë keq prej kujtdo. Eleni P. do të kërkojë me insistim që masat të merren të njëllojta edhe karshi Nexhipi.

Tjetër histori. Petrina Sh. dhe kjo infermiere dhe e fejuar dhe Nesti Nasen ngatërrohet keqas me Arzen L. Në një mënyrë të bujshme kasolleve dhe ferrave. Arseni anëtar partie e kjo e re komuniste. Dhora L. dhe kjo një tip me nerva  të shkatërruara i vihet mbrapa Jorgo P. lë punën e bëhet lojë e të gjithë fshatarëve. Të gjithë këto hidhen jashtë organizatave… Më poshtë botohet faksimile e letrës së partizanes “Furtuna”./27.AL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI