Flash

Mashtrimet e furçaxhinjve të Ramës

Lapsi.al 16 August 2017
Mashtrimet e furçaxhinjve të Ramës

Një seri mediash proqeveritare kanë deformuar një raport të OKB-së për të vizatuar Shqipërinë si një Eldorado të investimeve të huaja në mbarë rajonin. Sipas këtij raporti (shiko shkrimin poshtë/Lapsi.al) mbi 30 përqind të parave të injektuara në ekonominë shqiptare gjatë vitit 2016 ishin investime të huaja dhe kjo shifër ishte dukshëm më e lartë se ajo e vendeve të Europës juglindore (mesararja 26%) madje edhe e vendeve që ishin tashmë anëtare të BE.

Pasqyrimi situatës në këtë mënyrë i shkon për shtat propagandës rilindase që e ka përshkrauar qeverisjen si një histori suksesi edhe për investimet e huaja. Sipas zyrtarëve socialistë, viti 2016 ishte viti me shifrën më të madhe të investimeve të huaja, afro 1 miliard euro. Por, ashtu si ç’ tregohet në investigimin e lapsi.al (shiko poshtë) një fabul e tillë nuk është aspak e vërtetë.

E vërteta është krej tjetër. Është ajo që e bëri Edi Ramën të mekej gjatë debatit elektoral me gazetarët kur ai nuk shpjegonte dot qoftë edhe një investim të huaj të qeverisjes katër vjeçare që i  kalonte 5 milionë eurot.

Po atëherë si është e vërteta?

A mund të qëndrojnë bashkë këto dy fakte: pra që nga njëra anë Rilindja nuk ka sjellë asnjë investim të madh të huaj, por megjithëatë, nga ana tjetër ka arritur të ketë shifrën rekord të këtyre investimeve në vitin 2016?

Po. Kjo "përplasje" të dhënash, që duket si paradoks, është e mundur.

Dhe ajo shpjegohet thjeshtë me dy investime gjigande që janë kontraktuar që gjatë periudhës së qeverisjes së Berishës. Fjala është për projektin e gazsjellësit TAP dhe atë të kaskadës së hidocentraleve mbi lumin Devoll, që kapin pjesën e luanit të shifrës aq shumë të propaganduar prej 1 miliardë eurosh.

Nëse nga bilanci i rilindjes hiqen këto investime, që mbajnë firmën e qeverisë paraardhëse, ai rezulton katastrofik.

Pikërisht për këtë, sepse e kupton mirë se pasi të kryhen këto punë të mëdha gjendja do të përkeqësohet ndjeshëm, Komisioni Europian ka tërhequr vëmendjen për nevojën e diversifikimit të investimeve të huaja dhe burimeve të rritjes në raportin e zgjeruar të programit të reformave për Shqipërinë.

Pikërisht e njëjta arsye e ka nxitur agjensinë prestigjoze të parashikimeve Moody’s të parathotë një rënie drastike të shifrës së investimeve të huaja në dy- tri vitet e ardhshme.

Pra përtej imazhit të rremë që ka krijuar fluksi i  parave të TAP dhe Hidocentraleve të Devollit, Shqipëria e Rilindjes nuk ka qenë aspak atraktive për investitorët ndërkombëtarë.  Dhe përsenë e kësaj, përpos pallavrave të propagandës lokale, e tregoi një raport i Departamentit të Shtetit për Klimën e investimeve, që u bë publik në korrikun e këtij viti. Sipas tij, pavarësisht se ekziston një legjislacion i  favorshëm, në Shqipëri investitorët e huaj sfidohen nga korrupsioni i  shfrenuar dhe biznesi informal.

Po t'u shtosh këtyre një mjedis, ku për të derdhur paratë e tua duhet të njohësh një mik të kryeministrit apo ministrit, ku për koncesionet dhe punët e mëdha nuk ka as tender, as garë dhe as konkurim, por vetëm preferencë okulte, kuptohet qartë se pse në katër vite nga zyrat e rilindjes nuk ka dalë i  lumtur asnjë i  huaj që ka dashur të investojë me shumë se 5 milionë euro në këtë vend. Fatkeqësisht ky është realiteti dhe jo ai që paraqesin furçaxhinjtë e qeverisë, që përpiqen të vizatojnë një parajsë të investitorëve në Europën Juglindore. /lapsi.al/

Të këshilluara

Pse Vuçiç po tregohet "realist" me Kosovën?

Kosova i shkëputi lidhjet me Serbinë më 1991 si kundërpërgjigje ndaj represionit drakonik të Slobodan Millosheviqit. Më shumë se dhjetë mijë shqiptarë të Kosovë...

06:27

Si do të përfundojë LSI?

Ilir Meta e ka pasur një talent si politikan, që e veçonte nga bashkëmoshatarët që i hynë politikës pas viteve ‘90. Ai ishte edhe i ngjashëm me liderë si Berish...

12:14

Ku po shkon PD-ja?

Zgjedhjet në Shqipëri nuk sollën ndonjë rezultat të papandehur. Të gjithë ata që e përcjellin me vëmendje politikën e Tiranës e dinin këtë gjë, madje pa patur n...

09:21

Unë nuk do të iki nga Shqipëria

Më pyesin shpesh "'pse u ktheve në Shqipëri?" por edhe "pse nuk kthehesh në Shtetet e Bashkuara", meqë ai vend i mrekullueshëm, m’u bë atdhe i dytë. I...

08:54

A është popull Edi Rama?

Sikur të mos iu mjaftonte i nxehti përvëlues i kësaj stine, shqiptarëve u duhet të durojnë edhe një stinë të shpifur politike, të cilën mendonin se e kishin kap...

06:24

A po e shet Vuçiç Kosovën për Europën?

Artikulli i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për Kosovën në gazetën Blic disa ditë më parë i ka vënë vëzhguesit në Ballkan të flasin. Në një artik...

14:00

Timonieri po shkruan librin e tij të kuq

Pasi ia doli të marrë në dorë i vetëm timonin, Edi Rama, po përpiqet t’a kalojë mungesën e shpresës, zhgënjimin dhe revoltën e qytetarëve tek një luzmë dre...

14:43

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI