Flash

Fildesin e vranë edhe mediat

Lapsi.al 1 September 2017
Fildesin e vranë edhe mediat

Histeria e reagimeve të politikës, për vrasjen makabre të gjyqtares Fildese Hafizi u ka ngjallur krupën shumë qytetarëve. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se përtej kësaj sjelljeje hipokrite edhe ata janë fajtorë. Janë në bankën e të akuzuarit sepse kanë ushqyer dhe mbështetur një sistem gjyqësor, ku hirearkia nuk vendosej sipas meritokracisë, por në bazë të shkallës së shërbimit ndaj tyre.

Në bankën e të akuzuarit janë natyrisht edhe gjykatësit. Ata që e dënuan vetëm me 3 vite burg (ai doli prej andej për 14 muaj), burrin vrasës Fadil Kasemi, megjithëse i kishte shprehur hapur tendencat e tij kriminale.

Por, nga përgjegjësia e këtij rasti fatkeq, nuk shpëtojmë as ne të mediave. Në luftën e ekuilibreve mes pushteteve ky rast të tregon se shumica e mediave tona harrojnë ta luajnë rrolin e një kundër pushteti.

Po të njihesh me detajete e kësaj ngjarjeje të rëndë e ke më të lehtë të kuptosh edhe përgjegjësinë tonë.

Dje, menjëherë pas krimit, shumë portale (mes tyre edhe lapsi.al, lexo poshtë) botuan një kronikë të llahatarshme të verës së vitit 2015, kur bashkëshori vrasës kishte kryer një tentativë të armatosur kundër ish gruas së tij. Skenat që përshkruen aty janë rënqethëse. Fadil Kasemi shkon në plazh, një ditë të nxehtë fundkorriku, dhe pa përfillur faktin se aty janë dy fëmijët adoleshentë, me indiferencë për pushuesit që janë aq të dendur sa s’ke ku të hedhësh as kokrën e mollës, pra pa pyetur as për dëshmitarë, as për dëme kolaterale, kërkon të kryejë krimin. Ai e godet me grushte në mes të plazhit Fildesin, nën ulërimat e të birit që i përgjërohej: “mos ma vrit mamin” dhe nën trysninë e plazhistëve që mundohen ta pengojnë.

Ai në brez kishte armën e krimit. Ai në mendje kishte fiksimin psikopatik të një burri ndoshta xheloz, ndoshta sedërlënduar, ndoshta manjak, për ta përfunduar aktin e tij.

Dhe pikërisht kështu me këto tone, me këto detaje dhe më këtë emocion kjo kronikë vere u raportua edhe në disa nga mediat tona.

Por, fatkeqësisht këtu ajo u mbyll. Askush nuk shkoi të pyesë më tej nëse u vendos masë mbrojtjeje mbi këtë grua dhe a zbatohej ajo. Askush nuk shkoi ta përcjellë procesin skandaloz që pothuajse e falte një njeri që ishte shfaqur si vrasës i rrezikshëm.

Lajmi u trajtua si titull kronike të zezë që ndjell lexuesit dhe vetëm kaq.

Por pyetja është ç‘do të kishte ndodhur sikur mediat ta kishin ndjekur seancë seance gjyqin skandaloz të Fadil Kasemit? A do të kishte gjyqtar që do të jepte të njëjtin dënim nën dritën e reflektorëve? A do të kishte zyrtar që do të neglizhonte masat mbrojtëse ndaj gruas që sot po shkon në banesën e fundit nëse rreziku i saj do të bëhej publik?

Ja pra që asnjë nga mediat e vendit nuk qe në gjendje të marrë përsipër misionin e shpëtimit të një jete. Ne që rendim pas një fije bari që mbjell Lali Eri, ne që jemi në garë se kush riprodhon i pari çdo mesazh idiot që poston doktori, “harruam” të ndiqnim një histori të vërtetë gazetareske, megjithëse ishim në djeni të ngjarjes që kish ndodhur dy vite më parë në plazh.

Tani që Fildesi nuk është më ne dimë të zhbirilojmë si u dha vendimi i gjykatës, se kujt i kërkojë ndihmë viktima, se si u bë amnistia, se si u hodh poshtë rekursi i prokurorisë, por tani këo nuk kanë më asnjë rëndësi.

Pikërisht për këtë, sepse ndër vite kemi formatuar një lloj gazetarie që i shkon nga pas si shtojcë pushteteve të tjera dhe jo një kundërpushtet që ka si prioritet qytetarin, edhe ne u bëmë pjesë e ingranzhit që e vrau nënën e dy fëmijëve sot jetimë. Së paku, nuk e shpëtuam atë, nga një fatkeqësi e paralajmëruar për të cilën kishim djeni.

Prandaj sot është koha që edhe ne të bëjmë “mea colpa-n” tonë. Minimalisht duke filluar me mosbotimin e statuseve hipokritë të atyre që nuk e parandaluan dot këtë tragjedi. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Pse duhet pasur frikë nga Rama?

Këtë të enjte hasje ngado si titull kryesor të mediave një vendim rutinë të kryeministrit, që ndryshe nga katër vite më parë, nuk do t’u kërkojë anëtarëve ...

14:14

Shpëtoni “partizanin e vogël” Veliaj!

Nuk e di sa e saktë është ajo që po thuhet këto ditë sikur Veliaj, edhe kur është me pushime jashtë shtetit, nëpër TëVë-të e Tiranës hapërdan kronika të gatshme...

08:19

Timonieri më i vetmuar se kurrë

Qeveria e saposhpallur, më shumë sesa kabineti personal ku Edi Rama mbretëron i vetëm, është një skuadër ku kryeministri ka mbetur fillikat. Atë tashmë nuk ka k...

01:34

Si mund të mbijetojnë PD dhe LSI

Dy shkrimet e fundit ia kam dedikuar analizës së të kaluarës dhe të ardhmes së dy partive opozitare më të votuara në vend: PD-së dhe LSI-së. Në këto shkrime, më...

17:42

Basha e ka edhe një mundësi

Me gjasë Lulzim Basha u kthye nga pushimet aq të nevojshme, si për mendjen, aq për trupin pas shkulmesh, të cilat pa mëshirë ranë mbi të, pa ia hequr një ashkël...

16:13

Një raport që fsheh vjedhjen e madhe

Raporti i ministrave të dorëhequr të opozitës po tenton të krijojë një zhurmë të kotë rreth vjedhjes së zgjedhjeve, për të justifikuar në një farë mënyre humbje...

09:38

Mashtrimet e furçaxhinjve të Ramës

Një seri mediash proqeveritare kanë deformuar një raport të OKB-së për të vizatuar Shqipërinë si një Eldorado të investimeve të huaja në mbarë rajonin. Sipas kë...

10:04

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI